Minatorët të mashtruar nga marrëveshja me ACR
Bulqizë Kanë mjaftuar vetëm pak ditë nga ndërprerja e grevës, që minatorët e Bulqizës të kuptojnë se nuk kanë arritur asngjë nga protesta disa mujore dhe se marrëveshja mes sindikatës dhe ACR ka qenë një mashtrim për ti rikthyer ata në galeri. Ndonëse kanë nisur punën në minierë, ata ndihen të zhgënjyer nga marrveshja e arritur me ACR-në, nga ana e sindikatës së minatorëve, e cila çoi në ndërprerjen e protestave të tyre që zgjatën për tre muaj rresht. Pakti, më shumë se një plotësim kushtesh, ishte si mundësi për ti dhënë fund grevës së stërzgjatur dhe rifillimit të punës. Por nënshkrimi i marrveshjes, nuk e zgjidhi aspak përkeqësimin e gjendjes financiare të familjeve të tyre, pasi sipas saj minatorët jo vetëm që nuk do të paguhen për ditët e zhvillimit të grevës, por edhe paga e 22 ditëve e llogaritur si leje e zakonshme, ende nuk është marrë nga minatorët.
Sindikata, edhe pse kundërshtoi për javë më radhë ofertën e kompanisë për rritjen e pagës në masën 20 % dhe për kërtë arsye u zhvilluan edhe dy grevat e urisë, duke kërkuar rritjen e saj në masën 40 %, më në fund nënshkroi rritjen vetëm 20 %. Nga greva e dytë asnjë kërkesë nuk u plotësua dhe tashmë minatorët, pasi brohoritën për fitore ditën e mbylljes së grevës, po kuptojnë se cfarë kanë arritur.
Madje ata nuk kanë marrë ende as pagën e 13-të dhe 22 ditëve të llogaritura si leje e zakonëshme, të cilën minatorët e konsumuan gjatë kohës së grevës.
Për ditët që qëndruan në grëve minatorët nuk kanë marrë asnjë lek.
Shkrime të tjera me interes: