Restaurimi i ikonave, fondi në rrezik

Pese ikonat me te demtuara te fondit te muzeut kombetar do te restaurohen se shpejti nga specialistet e Institutit te Monumenteve. Restauruesit kane tashme gati projektin qe merr ne dore te ardhmen e ketyre ikonave qe perfaqesojne punet e plejades se fundit te piktoreve ikonografe shqiptare. Restauruesit e vene theksin tek demtimi i rende qe ato kane pesuar ne muzeun kombetar per shkak te kushteve qe nuk plotesojne standartet e ruajtjes.
"Gjendja e ikonave ne kete pavion ne pergjithesi ka probleme sidomos per arsye te lageshtires ambientale qe ekziston aty dhe te temperatures qe ka luhatje", tha Gentian Vokopola, restaurues. "Ne fondin e Muzeut Historik ka me qindra ikona te tjera qe presin ne gjendje te rende per te vazhduar punen. Me nje fjale, eshte nje pune pafund", thote Adrian Cene, restaurues.
Ikonat i perkasin shekullit te 17 dhe 18-te dhe mbajne tematiken religjioze te kohes si Shen Meria me krishtin, Fjetja e shen merise, Krishti Pantokreator, Krishti ne fron si dhe Shen Nikolla. "Keto kane qene disa nga ikonat me te demtuara qe ne kemi zgjedhur per te resaturuar ne kete faze", vijon Cene.
Kjo nderhyrje perfshin vetem ikonat me te demtuara nderkohe qe jane rreth 700 ikona qe presin te restaurohen ne fondin e muzeut kombetar por per to nuk ka financime. Por ndersa dicka ka levizur lidhur me restaurimin e ikonave asnje projekt apo iniciative nuk eshte ndermarre per te shpetuar pikturen murale neper kishat dhe manastiret shqiptare e cila po shkon drejt degradimit te plote.
Mira Tuci