Cënimi i lirisë akademike, realitet konkret

28/03/2005 Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, në lidhje problemin e "Atlasit Gjeografik të Popullsisë së Shqipërisë", ku theksohej edhe cënimi i lirisë akademike, në Universitetin e Tiranës, më duhet të pranoj, se për fat të keq, është i saktë... Besoj se shumë fakte e vërtetojnë më së miri konstatimin e Departamentit, për cënimin e lirisë akademike në vend, shembull konkret i të cilit është rasti im.
Lexova para pak ditësh shkrimet në disa të përditshme, ku përmendej raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, në lidhje me problemin e "Atlasit Gjeografik të Popullsisë së Shqipërisë", ku theksohej edhe cënimi i lirisë akademike, në Universitetin e Tiranës. Më duhet të pranoj, se për fat të keq, të dhënat e raportit janë të sakta. Atlasi u përdor në mënyrë mjaft abuzive për shkarkimin tim nga detyra e Përgjegjësit të Departamentit të Gjeografisë, në Universitetin e Tiranës. Për këtë ka një sërë faktesh dhe dokumentash. Shkarkimi im, erdhi pikërisht 10 ditë pasi çështja u bë publike në disa gazeta dhe mediat elektronike. Në ditën e shkarkimit tim, më 10 dhjetor 2003, nuk u fol aspak për shkelje në detyrë, por vetëm kundër Atlasit. Këtë e vërteton edhe protokolli i Dekanatit, mbajtur në këtë datë. Vetëm të nesërmen m'u dha një vendim i Dekanit, i mbushur me të ashtuquajturat shkelje, por që të gjitha janë absurditete dhe asgjë s' është e vërtetë. Shkarkimi ishte i menduar mirë. Nga njëra anë, ta godasim me fjalë, shkrime në gazeta dhe të manipulojmë opinionin në lidhje me këtë Atlas, nga ana tjetër, të formulojmë diçka tjetër, sa për të justifikuar shkarkimin formalisht. Gjithashtu, për shkarkimin tim nuk u bë asnjë votim, sikundër e kërkon edhe statusi i Universitetit të Tiranës, fakt që hedh poshtë edhe pretendimin e një vendimi të mirëqenë statistikisht.
Shkarkimin nga detyra e pasuan një sërë veprime të tjera që kanë cënuar hapur lirinë time akademike, si kërkesat zyrtare të dekanit për bllokimin e botimit, vërejtjen e rëndë për një artikullin tim te një e përditshme, paralajmërimin për pushim nga puna, në një mbledhje ku goditej Atlasi. Gjyqi dhe lincimi që iu bë Atlasit dhe autorëve të tij në të ashtuquajturin "debat shkencor", me 22 prill 2004, në sallën e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ishte i një forme "Kukluskaneske". Pasoi kundërshtimi në mënyre absurde i kërkesës për kualifikimin tim, me bursën e ofruar nga fondacioni shtetëror gjerman "Aleksandër Humboldt", nga dekani i fakultetit, e deri, së fundmi, botimin nga dekani dhe, pa dijeninë e redaksisë, të një numri special të revistës "Studime Albanologjike", ku në mënyrë flagrantë është abuzuar me postin e dekanit dhe siglën e universitetit, për të goditur Atlasin dhe autorët e tij. Një mori shpifjesh në atë revistë cënojnë rëndë lirinë akademike, që garanton ligji për Arsimin e Larte, si edhe statuti i Universitetit të Tiranës. Citoj disa nga akuzat dhe shpifjet abuzive në adresë të punës sonë shkencore:
"... vepër antishkencore e antikombëtare (fjalia e fundit e faqes 14); spekullatorë (fjalia e parafundit faqe 19 dhe fjalia e parë faqe 23); të papargjegjshëm (fjalia e parë paragrafi gjashtë i faqes 25); në shërbim të qarqeve ekstremiste dhe antishqiptare (fjalia e fundit e paragrafit të parë në faqen 26); manipulatorë të së vërtetës (fjalia e katërt në faqen 79); fallsifikatorë (fjalia e tretë nga fundi i paragrafit të pestë në faqen 81); vepër në shërbim të shovinistëve dhe antikombëtare (fjalia e tretë e paragrafit të katërt dhe fjalia e katërt e paragrafit të fundit në faqen 85); të ngarkuar nga armiqtë e Shqipërisë (fjalia e fundit e faqes 91); atlasi – një botim antishqiptar (titulli i artikullit në faqen 93); i vjen shumë për shtat politikës antishqiptare serbe dhe greke (fjalia e pestë në fillim të faqes 95); botim i porositur me të dhëna te manipuluara (fjalia e dhjetë në faqen 100); A: Berxholi dhe Dh. Doka kanë përqafuar pikëpamjet dhe praktikat anti-shqiptare të ish- jugosllavisë së Titos ( fjalitë 3-5 të paragrafit të dytë në faqen 105); fondamentalistë ortodoks e antimysliman (fjalia 4-5 në paragrafin e fundit të faqes 105); autorët e Atlasit sillen në vallen e ndyrë të antishqiptarizmit si profesion fitimprurës (tre fjalitë e fundit të faqes 113); manipulatorë bizantinë që përkojnë me dëshirat e ustallarëve të Athinës (paragrafi i dytë i faqes 115); manipulatorë të njëjtë me politikanët shovinistë grekë (tre fjalitë e fundit të faqes 120); A. Berxholi ndjek rrugën e Nikolas Geixhit..(fjalia e dytë e faqes 121); atlas destruktiv (në 1. fjalia e parë e faqes 123); Akademia e Shkencave ka frymë antishqiptare ( në 1. fjalia e shtatë e faqes 123); ky atlas nuk duhet të shohë dritën e botimit (në 10. fjalia e parë e faqes 126) etj. Besoj se gjithë këto fakte dhe plot të tjera e vërtetojne më së miri konstatimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për cënimin e lirisë akademike në Universitetin e Tiranës, shembull konkret i së cilës është rasti im. Të gjitha këto fakte përbëjnë një shkelje flagrante dhe abuzim ekstrem me postin e drejtuesit të fakultetit dhe drejtorit të revistës shkencore të tij. Në këto kushte, unë, por edhe autorët e tjerë të Atlasit, kolegë të një pune të përbashkët mësimore e shkencore, kemi kërkuar që instancat përkatëse të ndalen dhe të mbajnë qëndrim, ndaj rastit flagrant, si të cënimit të lirisë akademike, ashtu edhe të abuzimit me postin dhe manipulimit të të dhënave shkencore. Të njëjtën gjë ia kemi kërkuar Rekatorit dhe Senatit të Universitetit të Tiranës, ndërkohë, që i jemi drejtuar edhe gjykatës, për ndjekje penale të redaksisë së revistës. Megjithatë, për ne intelektualët më shumë se një vendim gjykate, ka rëndësi qëndrimi instiucional dhe moral, për të mos lejuar përsëritjen e ngjarjeve të tilla, të cilat fyejnë imazhin e vendit tonë, në rrafshin ndërkombëtar dhe na turpërojnë të gjithëve.