Rrezikojnë shembjen 45 shkolla

28/03/2005 Problemet më të mëdha të arsimit në Korçë, në zonat rurale e të thella
KORÇË - Jo pak, por 45 shkolla në rajonin e Korçës ndodhen në prag të shembjes. Për këtë arsye kërkohet një ndërhyrje e menjëhershme. Sipas burimeve që vijnë nga Drejtoria Arsimore Rajonale, në këto shkolla nxënësit ndjejnë mungesë që nga mësuesi i kualifikuar e deri tek bankat e përshtatshme. Nuk ka pajisje shkollore dhe didaktike, nuk përmbushen kërkesat për metodat bashkëkohore të mësimdhënies. Laboratorët sipas lëndëve përkatëse thuajse nuk njihen.
Arsimtarët e paktë dhe nxënësit tregojnë për mungesën e plotë të kompjuterave, megjithëse zhvillohet një lëndë e veçantë për njohuri në kompjuter dhe informatikë, për të mos përmendur më pas edhe infrastukturën e cila nëpër këto shkolla ka mjaft probleme. Në rajonin e Korçës, sipas të njëjtave burimeve, gjatë periudhës 1998-2004, janë ndërtuar dhe rehabilituar mbi 70 për qind e objekteve shkollore dhe është bërë e mundur që të normalizohen kushtet e mësimit për 75 për qind të nxënësve. Megjithatë, ende vazhdojnë të ekzistojnë probleme dhe vështirësi në këtë drejtim, të cilat kërkojnë ritme më të shpejta dhe të ndjeshme ndryshimi.
Financimi dhe burimet njerëzore...
Financimi i arsimit në rajonin e Korçës, është në nivele të ulëta. Jo vetëm që vazhdon të mbetet i centralizuar si rezultat i trajtimit vertikal të tij, por edhe në shifra të ulëta, krahasuar me prodhimin e përgjithshëm bruto. Niveli aktual i financimit të arsimit nuk përputhet ende me trajtimin që i bëhet arsimit si përparësi kombëtare. Arsimi në Korçë ndjen dhe ndeshet me një krizë sigurimi të burimeve njerëzore. Sidomos në ciklin e lartë të arsimit bazë dhe atij të mesëm, ndërkohë që ka superprodhim në ciklin fillor dhe arsimin parashkollor. Nga shkollat e larta (jashtë qarkut të Korçës) në profilet e veçanta, studentët e specializuar nuk kthehen në rajonin e Korçës, gjë që shtron domosdoshmërinë e hapjes së këtyre profileve në Universitetin „Fan Noli“. Gjatë 4 viteve të fundit nga universitetet jashtë vendit apo dhe jashtë rajonit janë kthyer vetëm 2 për qind e atyre që kanë mbaruar këto shkolla. Ka ende 8 përqind të mësuesve pa arsimin përkatës, veçanërisht në zonat malore, gjë e cila ndikon negativisht në cilësinë e arsimit. Paga e ulët e mësuesit dhe pozicioni ndaj komunitetit e bëjnë atë pasiv dhe shkaktojnë zbehje të përgjegjësisë në punë. Decetralizimi ka mbetur më tepër një diskutim teorik dhe qeverisja vendore pothuajse nuk ka asnjë peshë në politikën e personaliteve, aq më pak në kurikulën shkollore. Gjithashtu, shkolla është ende larg fuqive dhe kompetencave që duhet ti jepen..
Shqetësimet në zonat e thella malore
Në zonat e thella, lëvizja e lirë e popullsisë është shoqëruar me ç’popullim dhe për rrjedhojë me uljen drastike të numrit të nxënësve. Nëse do të bënim një tablo të këtyre zonave në fushën e arsimit do të vërenim: klasa me 2-3 nxënës, janë krijuar klasa kolektive në të 2 nivelet, krijimi i të cilave padyshim që ka ndikuar në cilësinë e mësimdhënies. Largimi i mësuesve vendas si dhe pamundësia për të emëruar në këto zona mësues të diplomuar (për shkak të akomodimit të tyre dhe mungesës së diferencave në paga) ka detyruar drejtorinë rajonale të rekrutojë si mësues, njerëz pa arsimin pedagogjik, në mjaft raste edhe me shkollë të mesme. Nga vëzhgimet në disa nga këto shkolla, vërehet mungesa e plotë logjistike.
45 shkolla
nevojë për ndërhyrje
70 për qind e shkollave
ndërtuar dhe rehabilituar
75 për qind e nxënësve
mësojnë në kushte normale
2 per qind
e nxënësve kthehen në vendilndje 4 vitet e fundit
8 për qind e mësuesve
pa arsimin përkatës
19 177 nxënës
në rrethe
6 511 nxënës
në qytet
12 666 nxënës
në fshat
1 590 nxënës
në zonat e thella
1/17.6 raporti
mësues nxënës në qytet
1/17.5 raporti
mësues nxënës në fshat
1/10.8 raporti
në zonat malore