Shkrimtarët, frikë vetëm nga letërisia

28/03/2005 Visar Zhiti
Para pak ditësh, shkrimtari Visar Zhiti ishte i ftuar në Itali, nga shoqata kuturore “Grafio”. Zhiti ishte i ftuar për të folur për krijimtarinë e tij, por edhe për të refuar në lidhje me “Mënyrat e qëndresës të letërsisë shqipe në diktature, dikuri të së kaluarës dhe sot”
Shoqata kulturore italiane “Grafio”, e përbërë nga dashamirës dhe krijues të artit dhe letërsisë, me qendër të aktivitetit në Pradon, por edhe në Firence dhe Bolonjë, është themeluar në vitin 1989. Dy vite më vonë, duke patur parasysh nevojat, por edhe dëshirën e krijuesve të shoqatës dhe intersat e mëdha për shkrimin, lindi Laboratori i Shkrimit. Prej 5 vitesh, ky Laborator fton edhe shkrimtarë të huaj, jo vetëm për t'u njohur me ta, por edhe për të shkëmbyer mendime, në lidhje me porblemet e letërsisë, të konceptuar nw zhvillimin e disa seancave pune. Jo vetëm nga veprat e përkthyera në italisht, por edhe nga pjesëmarrja e Alketa Kosovës në këtë shoqatë, me president Gianni Cascone, u mundësua kontakti me Visar Zhitin dhe krijimet e tij. Në Laboratorin e Shkrimit antarët e shoqatës zhvillojnë bashkëbisedime dhe diskutime jo vetëm mbi krijimet e tyre, por edhe botime të ndryshme. Paralelisht, ata botojnë një revistë me krijimet e tyre, ku përfshihen prozë, poezi, ese, impresion. “Kontakti me antarët e shoqatës fillon në tryezën e parë të rrumbullakët, ku i ftuari shpjegon arsyet përse shkruan, një takim i ndërtuar në formë pyetje-përgjigjesh, por edhe me ndonjë lexim krijimesh të ndryshme. Në fazën e dytë, lexohen krijime të përzgjedhura nga autori, materiale të cilat diskutohen nga i gjithë grupi dhe, pas një pushimi, referohet tema kryesore, për të cilën është ftuar autori”, shpjegon për “Metropol”, Visar Zhiti, i cili midis të tjerash referoi kumtesën “Mënyrat e qëndresës të letërsisë shqipe në diktature, dikuri të së kaluarës dhe sot”. Në fazën e fundit, miqtë e "Grafio" lexojnë krijime të tyre, ndërsa i ftuari jep konsideratat e veta. Në intervistën e tij Zhiti, flet për përshtypjet e tij nga ky takim, shtjellon disa nga pikat kryesore të kumtesës së tij, por jep, gjithashtu, edhe një opinoin në lidhje me zhvillimet e letërsisë në këtë fazë të tranziocionit postkomunist, në Shqipëri.
Me cilat nga krijimet tuaja ishin njohur anwtarët e “Grafio”?
Ata kishin lexuar librin tim “Me të mundurit” dhe, paralelisht, kishin rënë në kontakt edhe me “Antologjinë e Poezisë Shqipe”, të shek. të XX, botuar në Bolonjë, ku përfshihen emra të njohur duke filluar që nga Migjeni, Poradeci, por edhe autorë të rinj si Mimoza Ahmeti etj., ku isha përfshirë edhe unë. Përpos këtyre informacioneve, kishin lexuar edhe librin tim me poezi. Sigurisht që edhe biografia ime kishte influencuar në rritjen e interesit nga ana e tyre, pasi i kishte intriguar fakti, se si kisha mundur, që në periudhën e burgut, në kushte jo thjesh antipoetike, por antinjerëzore të krijosh. Kryesisht u kishte tërhequr vëmendjen fakti që në këtë periudhë, për të mos u çmendur, krijova 97 poezi, të cilat ishin të shkruara vetëm në memorien time. Një dhunti të cilën e zbulova te vetja dhe që e aplikova, si një mënyrë për të mbijetuar, për të parë ditën tjetër, ku për herë të parë besova se Homeri ka ekzistuar, ndoshta mund ta quajmë edhe mitin e të pamundurës.
Përshtypjet nga kjo eksperiencë?
Ajo që më impresionoi më shumë se gjithçka tjetër, ishte dashuria, madje adhurimi që anwtarët e kësaj shoqate kishin për të shkruarën, pa ndenjën më të vogël të egoizmit dhe zilisë, kundrejt të gjithëve, qofshin këta antarët të shoqatës apo shkrimtarë, pavarësisht se shkrimtari mund të jetë nga një vend i vogël, si në rastin tim. Një fakt që te ne, në Shqipëri, mungon gati krejtësisht. Madje, një nga kunkluzionet e këtij takimi ishte se çështja nuk është të jetojmë për artin, por të jetojmë me artin. Ndoshta, disa do të sakrifikohen për artin dhe do të jetojnë për artin, por fjala është për shoqërinë, në tërësinë e saj, e cila duhet të bashkëjetojë me artin, edhe në rast se nuk jetojnw për të. Anëtarët e shoqatës në fjalë nuk ishin shkrimtarë profesionistë, por kishin zanate të ndryshme, si arkitektë, financierë, sipërmarrës etj., por ishin dashamirës të letërsisë. Kishte edhe emigrantë nga vende të ndyshme.
Cili ishte opinioni i tyre në lidhje me autorin Zhiti?
Unë isha një i ftuar, që natyrisht nënkupton, që isha përzgjedhur dhe vlerësuar prej tyre paraprakisht, madje edhe në lidhje me temën e referimit tim. Ishte një investim nga ana e tyre. Ajo ç’ka unë ndjeva, ishte se ata e pëlqyen komunikimin me një shqiptar, ajo ç’ka mësuan në lidhje me gjuhën shqipe dhe me letërsinë shqipe. Ndoshta, dikush mund të më quajë naiv, por, duke folur për letërsinë shqipe nuk u përqëndrova te vetja ime, por edhe te shumë autorë të tjerë shqiptarë. Më pëlqen të mbart këtë mallkim mbi vete, pasi në këtë botë ka edhe shumë të tjerë që shkruajnë, nuk jam vetëm unë.
Përse e konsideron këtë fakt si një mallkim?
Ndoshta, pasi shoh se të tjerët, në shumicën e rasteve, nuk shohin kërkënd tjetër përveç vetes së tyre, pasi “vuajnë” nga egocentrizmi, apo e thënë ndryshe “hiçcentrizmin”.
Në referimin tuaj ju folët edhe për gjuhën shqipe…
Pata rastin të informoj miqtë italianë se shkrimtarët shqiptarë janë fatlumë, pasi shkruajnë në njw nga gjuhët më të vjetra të botës dhe një nga më të pasurat, që pavarësisht se është shkruar relativisht vonë, e ka provuar veten më së miri. Madje, theksova edhe faktin që disa gjuhëtarë e vendosin gjuhën tonë në degën e parë të pemës gjenealogjike gjuhësore, por ka edhe të tjerë, që e vendosin në rrënjë. Personalisht, këtë fakt e konsideroj një mrekulli. Këtu mund të theksoj një fakt interesant. Kur anwtarët e shoqatës treguan interesin të referoja diçka edhe në shqip, për të dëgjuar tingëllimin e saj, në fund të referimit në shqip, një arab, pjesëmarrës në takim tha: “Tingëllimi i shqipes nuk ngjan me asnjë gjuhë tjetër, por vetëm me gjuhën e Krishtit, që flitet në Jeruzalem”.
Po në lidhje me letërsinë?
Në këtë aspekt, pas asaj që shpjegova në lidhje më gjuhën (se shkrimtarët shqiptarë janë fatlumë, pasi shkruajnë në njw nga gjuhët më të vjetra të botës dhe një nga më të pasurat), shkrimtari shqiptar, ka, gjithashtu, fatin e keq që të lexohet nga një komb, që tërësinë e vet ka maksimalisht 10 milionë banorë, si edhe të jetë shkrimtar i vendit më të varfër në Evropw. Ndërsa, në lidhje me temën e referimit “Mënyrat e qëndresës të letërsisë shqipe në diktature, dikuri të së kaluarës dhe sot”, përcolla për të pranishmit një studimin tim personal, në lidhje me këtë rezistencë. Bindja ime është se letërsia shqipe e kësaj periudhe ka qëndruar, pasi kjo letërsi e realizmit socialist, nuk i shërbeu vetwm socializmit, fakt që u bëri përshtypje të pranishmëve.
Cilat ishin disa nga pikpamjet që ju prezantuat në lidhje me këtë rezistencw?
Sipas mendimit tim, forma e parë e qëndresës ka qenë letërsia e librave dhe autorëve të ndaluar, e cila në vetvete, në atë periudhë, nuk pati ndikim te lexuesi shqiptar, por ndikoi në ndërgjegjen kombëtare të mëpastajme. Kjo, pasi ishte një vepër që vinte nga shkrimtarë, të burgosur, të cilëve nuk u njiheshin veprat, apo shkrimtarëve të arratisur, të cilëve nuk u botoheshin veprat, ku si shembull mund të përmend Ernest Koliqin, Arshi Pipa, Martin Camajn, apo edhe autorë të tjerë të ndaluar si Kasem Trebeshina, Pjetër Arbnori, Astrit Delvina, Mustafa Grebëlleshi e shumë të tjerë, forma më e rëndësishme, pavarësisht nga influenca e vogël e saj. Forma e dytë, vinte nëprmjet librave të ndaluar të autorëve të pandaluar, të cilët kanë ndikuar në formimin e shijes e mendësisë së lexuesit, ku mund të përmend romanin “Tuneli” të Dhimitër Xhuvanit, “Ata tre të tjerë” të Koço Kostës, një pjesë e veprave të Kadaresë, poema të Faslli Alitit etj., të cilat u ndaluan dhe dhanë një shembull tjetër rezistence. Një formë e tretë mund të konsiderohet edhe gjuha metaforike, ose fjala e Ezopit në letërsinë shqipe, kryesisht në poezi. Brezi i Rudolf Markut ka patur një metaforë, ku ne nënkuptonim një lloj kundërshtie me realitetin që jetonim. Ndërsa, në prozë është realizuar, duke e “mërguar” subjektin në lashtësi, sikur ngjarjet zhvillohen në epoka të largëta, apo edhe në vende të huaja, ku mjeshtër i llojit, sipas mendimit tim, është Kadareja. Duke lexuar autopsinë që ai i ka bërë shtetit otoman, unë kam kuptuar si lexues shtetin që kisha mbi krye. Por edhe në rastet ku rrwfehej socializmi në Kinë apo në Moskë, unë kam hequr paralele me socilazmin në Shqipëri. Si formë të katërt, mund të përmend letërsinë e përkthyer, ku natyrisht nuk përkthehej asnjë autor bashkëkohor, e për më tepër i gjallë. Por letërsia klasike që erdhi në shqip, pavarësisht se edhe kjo e cunguar, linte diçka. Në formën e pestë fus letërsinë që na vinte nga Kosova, kryesisht poezinë, ku unë dalloja poezinë ekzistenciale të njeriut. Njëkohësisht, çmoj shumë gjininë e humorit, si skeçet e “pafajshme” që luheshin në estradë, por sidomos folklorin opozitar deri te anekdodat, ku, personalisht, konsideroj Shkodrën si kryeqytetin e barcaletave, humori i të cilës ka qenë, ndoshta më i miri në perandorinë e lindjes komuniste. Elementi i fundit, bazohet në një fakt që ma ka treguar albanologu i njohur, Robert Elsie, i cili i referohej Rumanisë. Nw kwtw vend u përdor lëvdata ndaj diktatorit apo sistemit socialist, e ekzagjeruar deri në atë masë, sa të shkaktonte neveri. Nëse, në Rumani ka qenë e qëllimtë, në Shqipëri poetët nuk ishin të ndërgjegjshëm që po e neverisnin lexuesin me poezitë e tmerrëshme “lavdëruese”.
Para pak kohësh përkthyesja italiane Rozanxhela Sporteli, u shpreh se nuk do të përkthente krijmtari të Zhitit, nëse ajo do të vazhdonte të ishte e lidhur me epokën e “burgjeve”, ndërkohë që ju ftoheni në Itali, nga një shoqatë kulturore për veprën tuaj…
Në rradhë të parë, dua të theksoj se Sporteli (e cila wshtw mikja ime), nuk mund të më përkthejë. Në takimin në të cilin ju i referoheni, ajo, duke më përmenduar edhe mua, u shpreh se mjafton me letërsinë e burgut, me vujatjen etj., se nuk e lexon dot njeri. Personalisht, nuk ndjeva asgjë. Nuk u preka aspak, pasi unë isha burgosur, pikërisht, prej faktit se nuk shkruaja konform asaj që kërkonte sistemi… Përpos kësaj, ne kemi proverbin “Ajo që thuhet, peshon sa ai që e thotë”, kështu që nuk mund të ndikojë askush, në mënyrën apo temën e asaj që unë kam për të shkruar. Nuk e di se ç’lloj letërise dëshiron Sporteli, por unë shkruaj atë që ndjej e ashtu si mundem. Do ta quaja veten me fat dhe të lumtur, nëse edhe lexuesi më pranon dhe më lexon kështu si jam.
Projekti juaj më i afërt?
Së shpejti do të qarrkullojë një libër me poezi, të cilin e kam përfundur. Në fakt, të bësh një libër me poezi, nuk ka të bëjë me faktin se vendos të ulesh e të shkruash një libër me poezi, por, pasi në një moment të caktuar kupton se është krijuar një numër poezish, të cilat mund të përmblidhen në një libër. Por ka edhe një element tjetër, i cili nuk ka të bëjë me sasinë e krijimeve, por sasinë e vështrimeve, kuptimeve dhe emocioneve. Këtë e them, pasi kam rrokur edhe tema të patrajtuara më parë, si dashuria, vdekja, tradhëtia, por edhe kjo që përjetojmë çdo ditë, zhgënjimet e rënda. Ndoshta, ajo që Elsie e ka shkruar në një revistë letrare amerikane, se “te poezia e Zhitit gjejmë Shqipërinë postkomuiste”, përbën argumentin më të mirë për këtë libër, qw pritet tw dalë në qarrkullim.
Zhiti poet apo prozator?
Besoj se është i pafat ai shkrimtar që nuk ka poetin brenda vetes. Madje jo vetëm një artist, por mjerë çdo njeri që s’ka poetin brenda tij. Besoj se në thelb është poezia, gjithë të tjerat janë forma të rrezatimit të saj. Po t’i referohesh psh, prozës së Kadaresë kupton së është proza e një poeti të madh. Po po të vësh re edhe poezinë e shek. të XX, kupton se ajo është ndihmuar nga proza, të trajtojë prekupimet e prozës, pasi deri në atë kohë ishte poezia që e kishte “ushqyer” prozën dhe, ajo, filloi t’i kthejë borxhin poezisë. Në një farë mënyre, shkrimtarët nuk e kanë këtë ndarje klasike:poezia po bëhet si prozë, në kuptimin e mirë, dhe anasjelltas. Ka një përafërim gjinish, por pa e humbur secila prej tyre vetveten.
Si e sheh Zhiti letërsinë shqiptare bashkëkohore?
Lira i ka bërë shumë mirë. Për një shkrimtar nuk ka gjë më të madhe se liria, por vjen një moment, që nuk mjafton. Eshtë e nevojëshme të jesh punëtor në atë që bën. Në rast se shkrimtari nuk ka frikë nga asgjë kjo është shumë e mirë, por ai duhet të ketë frikë vetëm nga një gjë: nga letërsia vetë. Ka arritje shumë më të mira se ato që kemi patur në diktaturë, por vihet re një dikuri, si shkruhet shumë, por dëmtohet cilësia, si edhe një dikuri tjetër ku mund të duam letërsinë, por nuk duam njerëzit që bëjnë letërsinë… Ka një kontraditë në këto marrëdhënie. Këtu ka dy mënyra për të vrarë njëri-tjetërin: ose duke e komplotuar me heshtjen, ose duke e lavdëruar si më të madhin, duke humbur sensi e reales. Letërsia po konsiderohet si një ndeshje gladiatorësh, madje, brezi më i ri se unë, e sheh futjen në letërsi si një dhunim fizik të një pjese tjetër: pra të vemë përfund nja pesë a gjashtë të tjerë, për të dalë vetë në siparfaqe
Mos ndoshta, mungesa e kritikës së mirëfilltë krijon këto lloj “arenash”?
Kjo është e vërtetë, por të mos harrojmë se kritika nuk duhet pritur nga një njeri, si shpëtimtar i situatës. Kritikë mund të bëjnë edhe ata që shkruajnë vetë letërsi, pasi mendimi kritik. Mund dhe duhet të krjiohet në mënyrë të gjithanëshme, pavarësisht nga subjektivitetet, pasi edhe kritika në vetvete, nuk mund të shkatërrojë atë egozmin negativ apo energjinë e mbrapshtë, që ka shpërthyer në kohën tonë.