E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshati pranë hirdorcentralit, tre ditë pa energji elektrike

28/03/2005  Bistrica

SARANDË – Bistrica, furnizuesja kryesore me energji e jugut te vendit, është në errësirë që prej tre ditësh.

Ndriçimi i këtij fshati që ndodhet 17 kilometra larg nga Saranda, nuk funksionon për shkak të ndërprerjes së energjisë nga filiali elektrik i Delvinës.

Burime pranë këtij filiali thanë se, Komuna e Mesopotamit nën administrimin e së cilës është fshati Bistricë, nuk ka shlyer detyrimet financiare të energjisë që është një veprim i padrejtë i drejtuesve lokalë të filialit elektrik të Delvinës, për ndërprerjen e rrymës elektrike në një fshat që është në dalje të hidrocentralit.

Sipas burimeve të komunës, mësohet se në bazë të informacioneve, faturat e enbergjisë së ndriçimit rrugor janë shlyer në masën 100 përqind. Kjo konfirmohet dhe nga kryetari i komunës Mesopotam, Themistokli Kaishi.

Sipas tij kjo komunë ka likujduar rregullisht faturat afrofe që janë paraqitur nga faturisti i filialit elektrik të Delvinës.

Kaishi, vuri në dukje se ky veprim i titullarëve të Delvinës për energjinë elektrike, është në kundërshtim me të gjitha rregullat e vete Korporatës Elektro Energjitike Shqiptare.

Ai theksoi se, është detyre e këtij institucioni të realizojë vendosjen e masave të energjise për rrjetin rrugorë në Bistricë.

“Komuna jonë do të shlyejë çdo faturë që do t’i paraqitet nga drejtuesit e filialit elektrik të Delvinës, por detyrë kryesore e vendosjes së masave të energjisë, ngelet për këtë filial”.

Fshati i Bistricës ngelet në errësirë pas këtij zhvillimi të fundit, edhe pse te porta e fshatit është një nga hidrocentralet më peshën më të madhe në sistemin unik të furnizimit të vendit me energji, por dhe në eksportin e kësaj energjie në vende të ndryshme europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›