E Diel, 1 Nëntor 2026

Parate ne vasken e Alan Grinspenit

28/03/2005  Jeta dhe veprat e guvernatorit që (pothuajse) asnjëherë nuk është i nxehur

Ekonomia botërore, që nga viti 1987, vit në të cilin e emëroi Regani, është influencuar nga vendimet e tij, nga kombinacioni i tij vetjak i intuitës, bonsensit dhe kredibilitetit. Ka studiuar relacionet e ndryshme ekonomike ashtu siç analizohet një trup njerëzor. I njeh muskujt, eshtrat, gjakun. Ka mësuar t’i njohë sëmundjet, duke i studiuar dhe ristudiuar të dhënat, duke gëlltitur numra dhe duke pështyrë modele.

Grinspeni është njeri me fjalë të pakta dhe fakte të shumta, një njeri me të cilin nuk arrihet asnjëherë të diskutohet me zjarr, sepse ai nuk turbullohet, nuk i ndizet gjaku, maksimumi, të tund një tabelë që i jep të drejtë tezës së tij. Ose thjesht bën si të dojë në jetën private, ashtu si në atë publike.

Herën e parë që emri i Alan Grinspenit është shfaqur në një gazetë ka qenë viti 1957. I tërbuar, i kish shkruar një letër “Nju Jork Tajmsit”. E kishte me drejtorin e “Tajms Buk Revju”-së, që kish lejuar botimin e një reçensioni armiqësor ndaj një libri, “Revolta e Atlantit”, dhe autores së saj, Ein Rend. Atëhere, nuk kishte asgjë që ta tërbonte më shumë Grinspenin sesa fjalët e këqija mbi Einin. Mikja Ein...

Frymëzuesja Ein... Gjithmonë e quajtura “dashnore” Ein, por faktikisht asnjëherë e zotëruar, ajo që i parapëlqente meshkujt shumë më të rinj, por njëzet vitet më pak të Grinspenit, nuk kishin qenë asnjëherë të mjaftueshëm. Ein Rend ishte një pikë referimi në panoramën kulturore të viteve pesëdhjetë. Pinjolle e një familje hebreje nga Shën Petërsburgu, në moshën 21-vjeçare ajo kishte ardhur e vetme në Shtetet e Bashkuara ,me ëndrrën që të bëhej shkrimtare.

Apogjeun e suksesit të saj e arriti pikërisht me këtë roman “Revolta e Atlantit”, manifest i filozofisë libertare dhe konservatore, që Rend e përkufizoi “objektivizëm” dhe që në realitet ka hyrë në teori si anarko – kapitalizëm. Çdo të shtunë në mbrëmje, në numrin 36 të Rrugës së 36-të, grilat rigorozisht të mbyllura qyshkur macja e adhuruar kishte guxuar shumë dhe kish rënë nga dritarja – mblidhej i ashtuquajturi “Kolektiv”, për “të diskutuar filozofi”.

Midis të ftuarve ishte edhe Grinspeni, në atë kohë, akoma një “konsulent ekonomik” i thjeshtë. Ka qenë piktorja Xhoen Miçell, zonja e parë Grinspen, që i ka njohur të dy. Falë miqësisë me çiftin Brenden – Barbara e Nathëniell – protagonistë të Kolektivit, Xhoen kish njohur dhe çmuar atë grup intelektualësh, të cilit shpresonte t’i bashkangjiste Alanin e saj, i cili në fillim nuk dukej se donte të angazhohej. Shkonte në takime pa qejf, i tërhequr nga e shoqja, për më tepër qëndronte i heshtur dhe dëgjonte, aq sa vetë Rend nuk kursente komente të ashpra mbi të.

Në një autobiografi – “Vitet e mia me Ein Rend”, botuar në vitin 1999 – Netheniëll Brenden ka shkruar: “Grinspeni ishte i gjatë, flokë të zeza, syze më skelet të trashë të zi, një prirje për rrobat e zeza, funerale. Në moshën 26-vjeçare ishte gjithmonë i zbehtë, dukej i inatosur, i trishtuar. Një herë e takuam përpara dhe Ein komentoi: “Duket sikur ka dalë nga varri”.

Gjithmonë është dukur kështu, i sapo dalë nga varri, atë pikëllim të ndodhur në rrudhat e thella dhe elegante, të fshehur nga ata syze melankolike, të njëjtat si atëhere. Nathëniell nuk mund t’i rezervonte Grinspenit shumë fjalë të mira. Kur Presidenti i ardhshëm i Federal Reserve u paraqit në Kolektiv, Natheniëlli ishte i zgjedhuri i Rendit, domethënë dashnori i saj, në mosdijen e bashkëshortëve respektivë, natyrisht. Nga miqësia e tyre lindi “Objektivizmi”, e përmuajshmja – manifest e libertarizmit të tyre ( në numrin e parë shkroi edhe Grinspeni, për kapitalizmin dhe tregun e lirë). Pastaj në një moment të caktuar, Nathënielli e la Rendin – për shkak të një gruaje tjetër u tha – dhe ndërkohë filloi të mos jetë më i bindur për filozofinë për të cilën aspironin së bashku (nuk është e qartë nëse më parë ndryshoi ide dhe më pas grua apo më parë ndryshoi grua dhe më pas ide).

Ajo nuk e priti mirë. Njëherë, në delirin e të tradhëtuarës dhe të braktisurës, i ulëriti: “Nëse ke akoma një thërrime moraliteti, nëse ke akoma një thërrime shëndeti mendor, do të të duhen për të kuptuar për impotencën tënde gjatë 20 viteve të ardhshme! Dhe nëqoftëse do të jepet ndonjë lloj pushteti, do të kuptosh se është vetëm shenja e një degradimi të pakthyeshëm moral!”. Në numrin e radhës së revistës, e shkishëroi “totalisht, në mënyrë të përhershme”, për shkak të “një ndryshimi shqetësues në qëndrimin e tij intelektual dhe një tendence për koncepte jo më intelektuale”.

Po në atë numër, Grinspeni nënshkroi një deklaratë publike në të cilën e dënonte “në mënyrë të parevokueshme” tradhtarin. Edhe Grinspeni një ditë do të bëhej tradhtar, ama me mënyrën e tij, domethënë pa e kuptuar Rendi. Në vitin 1982, në ditën e funeralit të saj, ai ndodhej aty, përkrah arkivolit, i akredituar si “një prej miqve më të afërt” të Rendit. Grinspeni është njeri me fjalë të pakta dhe fakte të shumta, një me të cilin nuk arrihet asnjëherë të diskutohet me zjarr, sepse ai nuk turbullohet, nuk i ndizet gjaku, maksimumi të tund një tabelë që i jep të drejtë tezës së tij. Ose thjesht bën si të dojë, në jetën private, ashtu si në atë publike, qoftë punëdhënësi demokrat apo republikan, një që i ngjan ose që është krejtësisht e kundërta.

Thonë se është ky sekreti i suksesit të tij. Në takimet e para, Rendi e përçmonte: “Ky ka shumë pamjen e një alpinisti social”. Por Grinspeni nuk ka bërë shumë përpjekje për t’u ngjitur ose, nëqoftëse i ka bërë, nuk është mbështetur kurrë mbi ndonjë që më pas ka vënë tellallin. Është ndodhur lart falë një pasioni që e kultivon qysh i vogël.

Një mani, një drogë. Janë dy pasionet e Grinspenit.

Si ekonomist i zoti, i ka provuar të dyja në terren, duke respektuar qysh nga adoleshenca rregullin e tij themelor: Të eksperimentosh. Duke lexuar dhjetrat e biografive të shkruara për të, zbulohet se këtë zakon Grinspeni e ka mësuar në mënyrë empirike kur ishte i vogël dhe kalonte ditët e tij në rrugë, me një kushëri të tijin, një fqinj shtëpie dhe “armiqtë” irlandezë.

Prindërit e tij qenë ndarë kur ai ishte 3 vjeç. Nëna e tij, vetëm 21-vjeçare, ishte kthyer të jetonte nga gjyshja, në Uashington Heights, nën lumin Harlem, nga nisej për të shkuar të punonte si shitëse në një dyqan mobiljesh përtej lumit, në Bronx. Alani rrinte në shtëpi, në rrugë, ku i duhej të mbrohej paksa nga gjithçka, nga kush e kishte me të pse ishte hebré dhe nga kush e kishte me të pse nuk kishte një baba. Kur nëna Rose kthehej nga puna, Grinspeni strehohej në netët e saj, përkundej nga zëri i saj, vallëzonte me të kërcime imagjinare.

Kështu mësoi ta dojë muzikën me të njëjtën dashuri me të cilën donte nënën, që ishte sanksionuar – dhe ka shkuar kështu deri në fund – me një telefonatë të përditshme, në orën 7 të mëngjezit, deri në vitin 1995, vit i vdekjes së Rose-it. Kur ishte i vogël, në festa më prindërit dhe miqtë, Rose e vinte të këndonte gjithmonë të njëjtën këngë: “Vëlla, mund të huash 5 cent?”, të cilën Alani e këndonte me një zë melodioz. Më pas muzika do ta bashkonte me bashkëshorten e parë, Xhoenin.

Një shok i organizoi një takim në errësirë me këtë vajzë të re, bjonde me sy të kaltër, e ndrojtur dhe e qeshur. Grinspeni akoma nuk e dinte, por tashmë ishte pushtuar nga vendimi i Xhoenit që, përballë zgjedhjes së një evenimenti sportiv, një spektakli në Broaduei dhe një koncerti të Bahut në Carnegie Hall, preferoi muzikën. Pas një ardhjeje rrotull prej 8 muajsh, do të martohej me të. Ishte viti 1952 dhe Grinspeni tashmë kish kuptuar se muzika do të mbetej një pasion për t’u kultivuar në kohën e lirë: përpara se të arrinte në këtë konkluzion, siç e kish zakon, kish eksperimentuar.

Me të mbaruar liceun ishte rregjistruar në konservatotirn Juilliard, dy hapa nga Lincoln Center, ku kish mësuar t’i binte klarinetës dhe saksofonit. Pas dy vjetësh, duke dashur të vinte dy pará, kish shkuar në kërkim të një grupi: e gjeti në Paramount Theatre, në Times Square, quhej Henry Jerome Band. Menaxheri i tij ishte Leonard Garment, që do ta ritakonte 20 vjet më vonë, kur Garment, tashmë avokat i afirmuar, ishte bërë këshilltar i Presidentit Riçard Nikson.

Qe ai që organizoi takimin e parë midis të dyve. Me grupin, Grinspeni filloi të sillej nëpër lokale, duke luajtur me saksofon. Argëtohej goxha, adhuronte skenën, pavarësisht “ndrojtjes së pashpjeguar të tij”, siç tregonin miqtë e tij të atëhershëm. Por ndryshe nga ata, Presidenti i ardhshëm i FED-it, as nuk përdorte drogë, as pinte alkool (akoma sot merr nganjëherë një gotë verë, “por shumë rrallë”). Ishte ai që natën vonë shkonte të gjente miqtë e humbur në tymërat e harresës.

I priste duke lexuar libër. Bile, duke gllabëruar një libër, ose përpirë tabela. “E kemi kuptuar menjëherë se do të bënte gjë tjetër në jetë – ka treguar një shok i grupit – sepse dëfrehej më shumë kur llogariste sesa kur paguante taksat, sesa të jetonte këtë jetë prej muzikanti copë – copë”. Sapo mundej, Grinspeni bënte deklaratat e të ardhurave të shokëve. Pas shfaqjeve, pas provave, zhytej në bërjen e llogarive, grumbullonte faturat, përgatiste modulet, ndërkohë që të tjerët deheshin.

Suksesi i jashtëzakonshëm me femrat

Askush nuk e ka shpjeguar asnjëherë se përse, por Grinspeni ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me femrat. Ka akoma disa që theksojnë se është i ngathët dhe i ndrojtur, krejtësisht e kundërta e asaj që dëshironin femrat, por tashmë kanë mbetur të paktë.

Grinspeni, femrave u pëlqen shumë! Edhe kur akoma nuk ishte Presidenti i FED-it dhe nuk ekzistonte justifikimi i famës së pushtetit. Është martuar vetëm me dy gra, por ka pasur shumë, zyrtare ose jo, të vërteta ose jo. “Gjithmonë është rrethuar nga gra shumë të bukura”, ka treguar mikja Barbara Brenden (gruaja e tradhëtuar e ish mikut të Grinspenit, Nathëniell).

Besoj se ka qenë për shkak të sharmit të tij intelektual apo të ndrojtjes së tij. Pothuajse nuk të vinte re, as dhe po t’i qëndroje përpara për orë të tëra duke i kapsallitur sytë”. Bashkëshortja e parë, Xhoen, ka thënë se është dashuruar me “inteligjencën dhe ëmbëlsinë e tij”. Edhe më pas, me martesë të prishur – natyrisht asnjë grindje, asnjë vulgaritet, asnjë hakmarrje – Xhoen ka shpjeguar: “Unë doja të dëfrehesha, ai donte të luante golf”. E gjitha këtu. Kanë mbetur miq: me Alanin nuk mund të grindesh.

I errët si veshjet që pëlqen të mbajë, me atë zakonin e kollares apo të vijës së hekurit, që është shprehje gjenialiteti, sigurisht jo emotiviteti, i heshtur vetëm siç mund të jetë një ekonomist, një që dashuron të dhënat, që e kalon jetën e tij duke shqyrtuar numra, një që preferonte të llogariste taksat e shokëve të tij të grupit më shumë sesa të luante me ta.

Një njeri misterioz dhe i pakapshëm, domethënë absolutisht i parezistueshëm. Sipas një prej frekuentuesve të Kolektivit, suksesi më femrat i detyrohej pikërisht muzikës (nuk dihet nëse fliste me kompetencë për çështjen): “Si të gjithë saksofonistët, ishte një puthës i mrekullueshëm”.

Me përfundimin e martesë, Grinspen ka filluar ta dashurojë Kolektivin, t’i ndajë filozofinë: ishte bërë një apasionant i çfrenuar i tregut të lirë, një shtet që të ndërhyjë. Në një artikull mbi Objektivizmin, teorizoi fundin e shtetit social dhe propozoi një model reforme për sistemin antitrust. Transparenca e tregut do të bënte gjithçka, ashtu si transparenca e heshtur i mundësonte të vlerësohej dhe çmohej nga thuajse të gjithë. Kur ky ekstremizëm libertar do të zmusohet nga ngjarjet dhe nga karriera, kur Grinspeni do ta kuptojë, ashtu siç e tregon në një biografi, se “nuk ishte gjithçka e bardhë apo e zezë, e mirë apo e keqe siç donte të bënte të besohej Rendi”, nuk do ta mohojë kurrë se i është borxhli. “Në ato diskutime të gjata nate, më ka shpjeguar përse kapitalizmi nuk është vetëm një zgjedhje efikase e praktike, por është edhe një zgjedhje morale”, shpjegoi në vitin 1974 për “Nju Jork Tajmsin”.

Grinspeni pëlqente edhe Xhona Mainard Keinesin. Nuk i pranonte idetë e tij ekonomike – më pas do të rimendohej pak, duke mbetur gjithësesi një tifoz i tregut – por adhuronte ata grafikë, kryqëzimin midis rrjetave, kërkesës dhe ofertës, kursimit dhe investimeve. Adhuronte atë përfaqësim grafik, imediat, siç dinin të ishin vetëm numrat.

Të paktën për të. Në vitin 1966, Grinspeni takoi Presidentin Nikson. Qysh atëhere filloi karrierën e tij midis Uashingtonit dhe Uoll Stritit, vajtje e ardhje, disa poste të pranuar, të tjerë të refuzuar, gjithmonë duke i siguruar bashkëbiseduesit e tij se ai ishte “një ekonomist puro, jo politikan”. Edhe pse më pas, realisht, u zbulua se më fini i politikanëve ishte ai. Falë kësaj ndrojtjeje që e detyronte të qëndronte shpesh i heshtur, veç kur nuk kishte ndonjë tabelë numrash për të komentuar apo ndonjë detyrim publik për të përmbushur, punoi me Niksoni, më pas me Xherald Fordin, pastaj me Ronald Reganin dhe Bushin Plak, me Bill Klintonin – demokrati i vetëm me të cilin ka pasur të bëjë, – dhe së fundi me Bushin e Ri, deri në rikonfirmimin e fundit si kreu i FED-it.

Ekonomia botërore nga viti 1987, vit në të cilin e emëroi Regani, është influencuar nga vendimet e tij, nga kombinacioni i tij vetjak i intuitës, bonsensit dhe kredibilitetit. Ka studiuar relacionet e ndryshme ekonomike ashtu siç analizohet një trup njerëzor. I njeh muskujt, eshtrat, gjakun. Ka mësuar t’i njohë sëmundjet, duke i studiuar dhe ristudiuar të dhënat, duke gëlltitur numra dhe duke pështyrë modele. Shumë theksojnë se është ekonomisti më i mirë i gjallë – nofka e tij është “Maestro” – i pazëvendësueshëm në krye të FED-it, kokëçarja më e madhe e mandatit të dytë të Xhorxh U.Bushit. Viti 1984 ka qenë një vit vendimtar në të cilin ëndrra po shembej.

Ai, i cili ka njohur gruan që akoma sot ndodhet në krah të tij, me të cilën do të martohej pas 12 vjetësh, që ka filluar ta mbiquajë “sueet pea”, bizele e ëmbël, dhe akoma sot, kur i përgjigjet në telefon, në dhomën e lajmeve të NBC-së, e thërret kështu. Një konsulencë mjaft jokomode me një sipërmarrës të Arizonës, si deklarata e ngutur – “kompania gëzon shëndet të mirë dhe pozicioni i saj i tregut është për t’u vlerësuar” – pak përpara krakut financiar, po i kushtonin karrierën.

Grinspeni kërkoi falje menjëherë, tha se kish nënvlerësuar problemet, se kish bërë parashikime tejet optimiste, se nuk i kish bërë mirë hesapet. Një pranim i rëndë për një ekonomist si ai që me numrat nuk gabonte lehtë. Pikërisht kjo famë e rëndonte akoma më shumë pozicionin e tij: Grinspen nuk gabon. Nëqoftëse e ka bërë, e ka bërë apostafat. Andrea Miçell është bërë zonja Grinspen – ose Zonja Sueet Pea, sipas rastit – në vitin 1997.

Vijon në numrin e ardhshëm

Fytyra publike e kapitalizmit amerikan

Grinspen e ka fituar influencën financiare nga Uoll Striti në Uashington që nga viti 1968, kur punoi në fushatën presidenciale të Niksonit. Që atëherë ai i ka shërbyer, në njëfarë mase, çdo presidenti, veç Xhimi Karterit, dhe qëndrimi i gjatë në krye të “bankës së bankierëve” e ka bërë një nga njerëzit më të fuqishëm në botë. Puna i kërkon të shkojë dy herë në vit në kongres për të dhënë një vlerësim ekonomik. Grinspen përfaqëson fytyrën publike të kapitalizmit amerikan. Ai merr një status totemik kur gjërat ecin mirë.

Në seancën e fundit, ai i tha Senatit të mos shqetësohej për paqëndrueshmërinë e bursës. Sot që bankierët shohin bilancet të vuajnë, ka nisur edhe dyshimi i tyre ndaj ideve të tij.

Detyrat federale të Grinspen pasojnë një karrierë të shkëlqyer në biznes si këshilltar ekonomik, duke nisur nga viti 1953. Duke u dhënë këshilla klientëve prestigjozë si US Steel dhe JP Morgan, financieri i ri u bë një ekspert në të gjtihë fushat e industrisë, me një perceptim të jashtëzakonshëm të bilancit kombëtar. Gjysmë shekulli më vonë, puna e tij nuk ka ndryshuar shumë, veç faktit që tani roli i tij është balancimi i blloqeve. Njohuritë e tij mbi ekonominë janë tronditëse, por ai arsyeton që “pas një jete studime, duhet të dish patjetër si funksionon sistemi”.

Si një adoleshent hebre në Nju Jork, i dhënë pas muzikës, ai fillimisht la kolegjin për të luajtur klarinetën apo saksofonin. Grinspen nisi të interesohet për librat si mënyrë për të mbushur kohën mes seancave me partnerin e tij në orkestër, Henri Xherom.

Njëri nga anëtarët e grupit kujton më vonë se gjithnjë e dinte që Alan do të largohej, “pasi ishte shumë i mirë në llogaritjen e taksave tona”. Biografi Bob Uduërd e quan Grinspenin një Maestro, si për muzikantin brenda tij ashtu edhe metodën e udhëheqjes financiare, “njohurive të tij për çdo instrument në orkestrën politike dhe ekonomike”.

Ndonëse një ish nxënës i Columbias, idetë intelektuale të Grinspen u mprehën në sallonin e romancieres ruse, ideologes së djathtë, Ein Rend. Romani i saj, “Atlas i mbështjellë”, po u lë sot shumë mbresa konservatorëve në përgjithësi. Vetë Grinspen kujton: “Ajo më bëri të mendoj përse kapitalizmi është jo vetëm efikas dhe praktik, por edhe moral”. Një republikan që ka shkuar në të njëjtën shkollë me Henri Kisingerin, Grinspen ka treguar megjithatë, se është i shurdhët ndaj ndarjeve partiake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›