”Qetësi dhe shpresë për pafajësinë e Andit”

28/03/2005 Vizitë në familjen Gurabardhi, flasin prindërit dhe bashkëshortja
ELBASAN – Fshati duket i qetë. Zhurma e Andi Gurabardhit tashmë është lënë pas. Vetëm 3 km larg qytetit ndodhet Bathësi, fshati ku lindi dhe u rrit Andi Gurabardhi, që për shumë kohë u trajtua “përbindësh”. Fshati i ngritur në kodrinë, të fton me aromën e luleve të qershive, që sapo kanë filluar të shpërthejnë. Një i huaj në fshat për banorët është gazetar, por sërish të presin mirë. E kuptojnë atë çka kërkon dhe të drejtojnë te Qerimi. Është një burrë i respektuar në fshat. Djali i tij i dytë, Andi, duket se ia ka zbehur çehren.
Heshtja fillon me derën e hekurt të shtëpisë prej guri. Përtej saj asgjë më tepër se varfëri.
Albana, bashkëshortja e Gurabardhit, është duke larë rroba jashtë, në oborr, kurse tre vajzat e vogla luajnë aty-këtu të shqetësuara, sapo shikojnë njerëz në rrugicë. Ata pranojnë të flasin për atë që ndodhi e ndërsa janë qetësuar me shpresën se gjithçka do të ndryshojë.
“I mungon familjes prej 3 vjetësh”, thotë Albana, e cila e ka parë Andin shumë pak. Ditët e fundit, ajo i dërgon të birin për ta parë. Thotë se atë e merr malli shumë për fëmijët, por kryesisht për djalin.
Kur ndodhi vrasja, Albana ishte shtatzënë dhe Andi nuk e pa të lindte trashëgimtari i tij, pas 3 vajzave. Juljani, 2 vjeç, e ka parë babanë e tij pas hekurave, ndërsa 3 vajzat kujtojnë ende imazhet e transmetuara në televizor për arrestimin e bujshëm të babait të tyre. Jeta nuk ka qenë dhe nuk do të jetë e lehtë për fëmijët e autorit të vrasjes së një polici, pasi shpesh ata e dëgjojnë dhe e ndjejnë thirrjen, fëmijë krimineli.
Banorët e fshatit nuk kanë komunikuar prej një muaji nga dorëzimi i Andit me pjesën tjetër të familjes. Ato nuk kanë trokitur në familjen Gurabardhi as për të pirë kafen e zakonit, e cila serviret në raste të tilla, ndërsa heshtja është ajo që vret më tepër. Fëmijët kanë dëgjuar prej një muaji rikthimin e ngjarjes ku është përfshirë babai i tyre, duke hasur shumë shpesh fjalën kriminel, apo bijë krimineli, aq sa vajza e madhe ka tentuar të justifikohet në shkollë, duke i dërguar mësueses së saj një çokollatë. E vetmja shpresë për pjesëtarët e familjes mbetet rigjykimi. Ato janë të bindura se, Andi nuk do të marrë sërish vendimin maksimal, nëse do të gjykohet duke patur mundësi këtë herë të mbrohet. E nëse do të ndodh kështu, tre vajzat dhe djali, që sapo ka lindur, do të kenë mundësi ta shohin të atin sërish në banesë. Eshtë vështirë të përcaktosh jetën brenda asaj shtëpie, e cila dukshëm të tregon se në atë shtëpi nuk ka një burrë. Të vegjëlit janë më pranë asaj ç’ka ndodhur. Askush tjetër nuk do të dijë nëse aty pak kohë më parë ishte një njeri me emrin Andi Gurabardhi dhe se për një kohë jo të shkurtër ai mundi të jetë objekti i diskutimit deri në ato më ordineret në Shqipëri.
Babai, Qerim Gurabardhi
“Djali im është detyruar të bëhet kriminel”
Qerimi është një burrë i urtë. Duket se historia me të birin tashmë e ka lodhur. Nuk do të bind vetëm se ka një fëmijë vrasës. Për të, Andi u detyrua të bëhej kriminel, pasi nuk ka qenë kurrë i tillë. Ai nis të tregojë se si policia e ka persekutuar të birin që në moshë fare të re. “Në të gjitha ngjarjet që regjistroheshin në fshatrat përreth Bathësit, të parin që do të merrte policia ishte Andi, edhe pse ai nuk kishte asnjë faj për ngjarjen. Pasi keqtarajtohej nga policia, Andi dilte i pafajshëm dhe skenat përsëriteshin disa herë, aq sa ai ishte kthyer në një pikëreferimi për policinë”, tregon Qerimi i bindur se ky ishte vetëm një fat i keq. Ai thotë se, sa herë që dëgjonim diçka për një vjedhje apo ngjarje tjetër, Andi frikësohej, pasi mendonte se edhe për atë do ta merrte policia. Ishtë kthyer në një mankth për të, aq sa në ngjarjen e fundit do të kishte edhe të vrarë. “Policia nuk ishte e organizuar dhe nuk pati asnjë rrethim ndaj Andit”, thotë Qerimi. Ai kujton natën kur tre policë civilë të armatosur ishin vendosur te blloku i qershive. Andi, sipas të atit, kujtoi se ishin hajdutë dhe vetëm për pak minuta ai përdori armën. “Nuk mund të them se është i pafajshëm, por jo një kriminel i tillë, siç përshkruhet dhe siç është dënuar në mungesë”, ngulmon në të vetën i ati. Ai është i bindur se i biri do të kishte shpëtuar, nëse policia nuk do t’i vihej nga pas, ashtu siç ka ndodhur nëpër vite. Tashmë plakut i mbetet të shpresojë që i biri do të dalë një ditë për fëmijët, kurse “për mua s’do të ketë më kohë”...
Nëna, Sose Gurabardhi
“Falë Andit, kopshtin tonë të qershive s’e ka njeri”
Nëna e Andit, Sosja, kujton natën kur ai u dorëzua te policia. “Djali im ka punuar gjithë jetën, duke e kthyer pjesën tonë të qershive në një kopsht që pakkush e ka”, tregon ajo e mbushur me lot dhimbjeje për të birin. Ashtu si edhe burri i saj, ajo ende beson se asgjë nuk do të kishte ndodhur me të birin nëse nuk do të ishte polcia ajo që e ndiqte hap pas hapi. “Ai i do shumë fëmijët e tij dhe për ta nuk do të bënte asgjë të keqe. Edhe atë natë Andi, megjithëse me armë, nuk do të bënte asgjë në prani të fëmijëve. Donim të rrinim me të, pasi nuk e kishim parë prej dy vjetësh dhe ai donte të shmallej me ne për këtë arsye nuk u dorëzua menjëherë. Kush tha se ai do të vriste policë e kishte gabim, pasi Andi tentoi dy herë të vetëvritej dhe vetëm policët i shpëtuan jetën dhe babai i tij”, tregon gruaja e moshuar. Ajo i lutet drejtësisë të gjykojë “dhe nëse Andi është me të vërtetë fajtor, atëherë të dënohet”. Gruaja kujton se pas, rreth dy vjetësh arratisjeje, i biri ishte shfaqur në rrethina me përpjekjet e motrave të tij për të arritur në dorëzim. Liria, motra e madhe e Andit, e cila e ka takuar e para i ka thënë që ai të dorëzohet, por Andi i tmerruar nga policia e Elbasanit nuk ka pranuar. Atëherë Liria i ka kërkuar që të dorëzohet te policia e Tiranës. Nata e dorëzimit të Gurabardhit ishte e organizuar nga familja. Atë e kishte marrë malli për djalin, tregojnë familjarët dhe ky ishte momenti kur mbërriti policia. Kurse forcat e RENEA-s kanë mbërritur pasi i ka kërkuar vetë Andi, pasi nuk kishte besim tek ato të Elbasanit. "Nuk do të vrisja më policë", është përgjigjur Andi pyetjes së çfarë kishte ndërmend të bënte atë natë i armatosur. "Doja vetëm që të dorëzohesha larg efektivave të Elbasanit, pasi për më shumë se 4 vjet jam ndjekur, keqtrajtuar dhe persekutuar, duke arritur deri në vrasje".
“Plotësohet dosja me dëshminë e Andit”
Me dorëzimin e Gurabardhit, familja, me dëshirën e tij, ka marrë një avokat, duke tentuar të rihapë çështjen. Për këtë është hapur dosja nga Prokuroria e Elbasanit dhe gjithashtu është marrë edhe dëshmia e plotë e Andit, e cila i ka munguar dosjes së mëparshme kur është dhënë edhe vendimi. Avokati mbrojtës gjithashtu ka kërkuar që dëshmitarët okularë të japin edhe një dëshmi tjetër të ngjarjes, duke kërkuar ripyetjen e tyre. Versioni i policisë për ngjarjen, ku mbeti i vrarë agjenti kriminal Florenc Balla, është në kundërshtim me atë që ka dhënë autori i krimit gjatë ditëve të fundit në prani edhe të avokatit. Sipas Gurabardhit, në parcelën e tij me qershi kanë qenë vetë tre persona, të cilët ishin të veshur civilë dhe të armatosur, duke mos u prezantuar si policia.
“Mbrojtja e mirë, mundësi favorizuese për Gurabardhin”
Pritet që javën e ardhshme konfirmohet nëse do të fillojnë seancat gjyqësore në ngarkim të vrasësit të policit apo ato do të shtyhen. Prokuroria e Elbasanit konfirmon përpjekjet për të rihapur çështjen dhe gjithashtu predispozitat ligjore që do t’i japin mundësi të pandehurit të kërkojë sërish gjykim, këtë herë me praninë e tij duke përfituar edhe nga mbrojtja ligjore.
Kërkesa për rigjykim, pritet të marrë konfirmim pozitiv ose negativ nga gjykata e Elbasanit, në të kundërt Gurabardhit do t’i duhet të apelojë në Durrës vendimin e formës së prerë të gjykatës së Elbasanit. Jo vetëm familjarë, por edhe njerëz të organit të akuzës besojnë se një mbrojtje e mirë do të favorizojë të dënuarin. Do ta lehtësojë atë dhe do t’i jap shance për të mos u trajtuar ligjërisht si vrasës i frikshëm.