Censura
“Filmi ishte i kontrolluar rreptësisht nga shteti”, - thotë Nazmie Gazheli, ku pas syzeve optike fsheh 35 vitet e punës së saj vetëm pas montimit të filmave artistikë shqiptarë apo dokumentarë. Duke shfrytëzuar eksperiencën e saj prej gati katër dekadash, ajo na informon me detaje për mënyrën se si censuroheshin filmat gjatë periudhës së diktaturës, kush ishin përgjegjësit që vendosnin për fatin përfundimtar të një prodhimi filmik, si vetëcensuronin regjisorët prodhimet e tyre. Bashkë me kineastët, dhimbjen e censurës e vuante edhe montazhierja. Ishte shpeshherë dora e saj që jepte komandën e fundit të aktit të censurimit
Censura
Suela Furriku
Ashtu si çdo aspekt tjetër jetësor apo aspekti artistik, edhe kinematografia shqiptare e viteve të diktaturës vuante funksionimin e sistemit. Mbikëqyrje totale nga ana e udhëheqjes, presion ideologjik apo jo rrallë edhe burgosje apo internime ishin pjesë e rutinës së të përditshmes. Jo vetëm regjisori, skenaristi, aktori, por çdo “grimcë” përbërëse e një filmi duhej të tregohej tejet i kujdesshëm me qëllim që të mos binte në “dërrasë të kalbur”. E tashmë, çdo njëri prej nesh është i vetëdijshëm se cili do të ishte çmimi i një kundërveprimi të tillë. Përpos faktit që shteti totalitar i kushtoi rëndësi zgjerimit të prodhimeve kinematografike, në anën tjetër e vuri atë totalisht nën kontroll të plotë. Filmi ishte një ndër metodat më të mira për të “kristalizuar” ideologjinë politike të sistemit të asaj kohe. Përmbajtja e filmave përzgjidhej me një kujdes të jashtëzakonshëm, dhe mbikëqyrja e shtetit komunist duke përfshirë të gjitha ndjenjat që përmbante prodhimi i një filmi ishte një ndër veçoritë dalluese të viteve të para ‘90-s.
Nuk kanë qenë të pakta, deri në fragmente, kur produksione të kinematografisë ishin të dënuara nga mashtrimi dhe shtrembërimi i informacioneve që tejçonte gjatë sekuencave artistike. Fakte të tilla i pohojnë kineastë të ndryshëm, të cilët kanë përjetuar ngjarjet e këtyre viteve, por mes nostalgjisë së asaj kohe dhe viteve të tëra përvoje është edhe një regjisore – montazhiere, ajo që kujton këtë lloj “plage”. Ajo quhet Nazmie Gazheli, që ka kaluar 35 vite në Kinostudio. “Filmi ishte i kontrolluar rreptësisht nga shteti”, - thotë Nazmie Gazheli, ku pas syzeve optike fsheh 35 vitet e punës së saj vetëm pas montimit të filmave artistikë shqiptarë apo dokumentarë. Duke shfrytëzuar eksperiencën e saj prej gati katër dekadash, ajo na informon me detaje për mënyrën se si censuroheshin filmat gjatë periudhës së diktaturës, kush ishin përgjegjësit që vendosnin për fatin përfundimtar të një prodhimi filmik. “Filmi që para dhe pas xhirimit të filmit mbikëqyrej nga Kolektivi Krijues. Më pas mbikëqyrej edhe nga komisioni i këshillit artistik dhe komisioni që vinte nga komiteti qendror. Shikonin të gjitha kuadrot filmike, ku ato më pas bënin edhe vërejtjet e tyre, të cilat ndaheshin në dy drejtime, në atë politik dhe atë gjuhësor”.
Nëse një detaj, sado të lehtë të kishte peshën e tij në film, duke krijuar një përplasje me interesat e ideologjisë, gjithçka shndërrohej në një objekt bisede për udhëheqjen, e cila shpesh mund të shkonte deri në dyert e hetuesisë. “Nga 265 tituj filmash në total që disponohen në arkivin shtetëror të filmit, rreth 200 prej tyre kanë qenë të censuruar, kryesisht për shkaqe ideologjike, ndërsa një pjesë e mirë e tyre kanë qenë filma të ndaluar. Duke filluar që nga filmi i parë “Tana”, i cili shënohet si prodhimi i parë, e më vonë me filmin “Fortuna”, apo edhe me filmin “Skënderbeu”, i cili është shfaqur vetëm pas viteve ’90-të, apo më saktë le të themi që para kësaj periudhe shfaqeshin vetëm pjesë të veçanta dhe fragmentet që i interesonin sistemit, janë censuruar shumë episode të tyre. Kjo erdhi, sidomos, pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik”, - shprehet Flori Balli, nëndrejtori i arkivit të filmit. Po ndërkohë që titujt e filmave që nuk i kanë shpëtuar dot censurës së pamëshirshme janë të shumtë, por me ndihmën e specialistëve mund të hedhet dritë tek titujt e disa prej tyre.
“Me sa më kujtohet, vërejtje ka pasur tek filmi “Vendimi”. Në këtë film mbaj mend që vërejtjet vërtiteshin kryesisht rreth personazhit Enver Hoxha, të cilin e interpretonte aktori Bujar Lako. Ata kërkonin me çdo kusht që kjo figurë të dilte sa më e plotësuar”, - thotë regjisore-montazhierja e arkivit të filmit shtetëror, e cila vijon me tituj të tjerë si filmi “Skëterrë 43” me skenar të Bashkim Shehut, ku flitej për ekzistencën e një kampi në Porto-Romano dhe torturat që bëheshin nga pushtimi fashist në atë kohë, ku ngrihej pyetja nëse kishte ekzistuar apo jo ky kamp. Për të kënaqur sado pak këtë pyetje, ajo thotë se kjo ngjarje u realizuar, por nuk mundi t’i shpëtojë censurës. “Mesa më kujtohet kemi hequr mjaft episode, por megjithatë filmi nuk u hodh poshtë i gjithë”, - shton Gazheli. Po kështu, ajo përmend edhe një film dokumentar të regjisorit Mitat Fagu, “Revolucioni tekniko-shkencor”, me skenar të Vangjush Kambetës, i cili ishte i ndërtuar i gjithë në bazë të fjalëve që shpreh një realitet, por që ky i fundit u përplas me udhëheqjen, sepse nuk u pëlqye. “Regjisori pati shumë, shumë probleme. Çmimi që ai mori ishte një dënim dhe mosdhënia e premierës së filmit dokumentar gjithashtu. Por më vonë Mitati ka ardhur këtu në arkiv sepse donte që t’i bënte një premierë filmit të tij të prodhuar më parë, por që asnjëherë nuk e kishte bërë publike punën e tij. Kemi punuar me të duke bërë disa rregullime, e regjistroi edhe një herë dhe bëri një premierë, e cila u pëlqye shumë nga masa”, - kujton Nazmija.
Bashkë me kineastët, dhimbjen e censurës e vuante edhe ajo. Ishte shpeshherë dora e saj që jepte komandën e fundit të aktit të censurimit. E megjithatë, në fund të fundit ajo thotë se po bënte thjesht punën e saj të imponuar nga shteti, pasi në të kundërt...?!
“Në bashkëpunim me skenaristin dhe regjisorin merreshin për bazë këto vërejtje dhe uleshim në tavolinën e montazhit, aty ku jepej dora e fundit, për të hequr këto episode që nuk plotësonin parametrat normalë të asaj periudhe. Më pas, kalohej në laborator, aty ku bëhej edhe kopja përfundimtare e filmit. Qoftë edhe një kuadër të hiqet nga filmi të prishte rrjedhën e ideve të atij që kishte menduar këtë gjë. Gjatë kohës kur hiqeshin pjesë të ndryshme filmike i gjithë procesi fillonte nga e para. Pasi ishte montuar filmi komplet, duke përfshirë edhe montazhin nga ana vizive e filmit dhe e zërit, do të pritshin pjesët “e njollosura”. Ishte shumë e dhimbshme për regjisorin por ishin menduar këto gjëra. Por vërejtje të tilla ishin të padiskutueshme, të cilat duhej të realizoheshin pa përjashtim”, - shpjegon montazhierja.
Ndërkohë që sipas nëndrejtorit Balliu, një nga regjisorët, të cilit u janë ndaluar më shumë prodhime filmike ka qenë Kristaq Dhamo. Rreth 70 për qind e filmave të tij kanë qenë të ndaluar. Jo për shkaqe artistike, por kishin të bënin ose me dënime aktorësh, apo protagonistë të ndryshëm. Kështu, sa u përket filmave të Kristaq Dhamos ishin filmi “Tana”, “Fortuna”, “Detyrë e posaçme”, ku në vitin 1953 u dënuan skenaristët e filmit dhe më vonë u ndëshkuan edhe me burgosje e më pas u ndalua edhe vetë filmi. Një tjetër film i tij i ndaluar ishte edhe “Gjurma”, që u pasua me dënimin e aktores, Edi Luarasit edhe vetë filmi ndau të njëjtin fat. “Brazdat” është një prodhim që Kristaqi e ka ribërë edhe një herë 50 për qind. Sot në arkivat e filmit gjenden të dyja versionet, njëri është me shtatë akte, që do të thotë zgjat rreth 70 minuta që është edhe versioni zyrtar që ka mbetur, ndërsa tjetri është me 11 akte në të cilin mund të jenë hequr mbi një gjysmë ore film të censuruar”,- thotë Balliu, duke përmendur po ashtu edhe censurimin e filmit të Muharrem Fejzës, “Fije që priten”. “Ky ishte një film që fliste për Sigurimin e Shtetit. Ai është detyruar të ribëjë në masën 50 për qind sepse për shkak të aktorit Robert Ndrenika. Në atë kohë u arratis i vëllai i tij dhe kështu sipas sistemit u detyrua ta hiqte Ndrenikën, duke e ribërë edhe një herë filmin dhe duke e zëvendësuar atë me aktorin Astrit Çerma”, - shton ai. Një tjetër film i ndaluar ishte edhe filmi “Skëterrë 43” me skenarë të Bashkim Shehu, filmi “Çeta e vogël” i Mark Topallit u ndalua tërësisht por u ribë edhe një herë më vonë me një tjetër titull dhe të tjerë regjisorë, si Piro Milkanin dhe skenarë të Dhimitër Anagnosti.
Në mënyrë të përmbledhur bën të ditur se në përgjithësi të gjithë filmat nuk kalonin pa censurë dhe gjithnjë për shkaqe politike dhe ideologjike. “Ne kemi sot dëshmi të filmave të tillë. Përmendim këtu filmin e Viktor Gjikës “Gjeneral Gramafoni”, ku e gjithë finalja e filmit është hequr. Fundi i tij ngaqë mbyllet me nota pesimiste është hequr duke u zëvendësuar me fragmente të tjera, skena të hequra nga filmat e Kujtim Çashkut si nga p.sh nga filmi “Dora e ngrohtë”, “Skena të veriut”.
Sipas tij, duhet nënvizuar se jo rrallë bëhej edhe një ndërhyrje artificiale, pasi kështu e donte partia, pra për të mos rënë ndesh me interesat e partisë në atë kohë. Kështu ndodhi edhe në filmin “Në fillim të verës” të vitit 1975 të Gëzim Erebarës. Aty është një plan ku tregon një histori të bukur të një njeriu që ndiqte kuajt, por më pas aty janë futur edhe një çetë partizanësh, disa luftime në fshatrat e Divjakës, pra në zonën kur kryheshin xhirimet.
Tema e luftës dhe tema e ditës janë kryesisht subjektet që censuroheshin më tepër. Elementët lirikë nuk shkonin më larg se një vështrim apo një përqafim. Janë disa tituj filmash, të cilët në plan të parë kanë dashurinë, por më pas ajo vishet ose me punën ose me efekte të tjera të ngjashme. Balliu vijon duke na thënë se në temat e luftës duhet të dilte ose partia ose heroi, ndërsa në temat e ditës duhet të mos kishte lustra apo personazhe që të mos binin ndesh. “Ka pasur raste që regjisorët krijonin edhe filma me subjekte të maskuara, sepse ata ishin të detyruar”.
Versionet e para absolutisht nuk janë të ruajtur, përveç filmi “Brazat” të Kristas Dhamos, të tjerët nuk janë ruajtur. Në atë kohë që në fazën e parë në negativ ato digjeshin.
Pra ishte autocensura, vetë regjisori apo skenaristi para se të bënte një film duhet të kishte parasysh që të mos binte në dërrasë të kalbur dhe çfarë duhet të bënte. Ai duhet të eliminonte skenat jo të përshtatshme për sistemin e atëhershëm, duhet të dinte të përzgjidhte mirë aktorët që këta të fundit të mos ishin një “njollë” për filmin, ose i pranonin në brendësi të tij, por u jepnin gjithmonë role të personazheve negative. Kështu filmin e vetëcensuronin autorët.
Pastaj, para se të fillonin xhirimet i kalohej bordit ku edhe ata hiqnin pjesë në të. Edhe pasi përfundonte filmi, ai mblidhej dhe jepte sërish vërejtje, regjisori ishte i detyruar të bënte plane shtesë apo edhe të hiqte fragmente të ndryshme. Kjo ishte edhe shkalla e tretë, pas kësaj do të kalonte edhe tek udhëheqja, e cila po e pëlqente, fitonte të drejtën për t’u shfaqur, në të kundërt e gjithë puna binte poshtë. Kjo është historia e modelit të nostalgjisë së kinemasë shqiptare, pas së cilës sot shiten e shihen normalisht të gjithë filmat e prodhuara në kohën e diktaturës, duke u furnizuar sërish me atë që zhveshi mendjen e shqiptarëve, ideologjia komuniste.