E Diel, 1 Nëntor 2026

Central bërthamor në Shkodër

 

Qeveria ka vendosur ndërtimin e një centrali bërthamor në afërsi të qytetit të Shkodrës. Centrali do të ndërtohet nga një kompani kroate. Këtë muaj Qeveria shqiptare pritet të nënshkruajë marrëveshjen me Kroacinë për ndërtimin e centralit bërthamor në Shkodër. Lajmi është publikuar në faqen e internetit të gazetës “Ëall Street Italia”. Centrali do të ndërtohet nga kompania kroate “Hrvastka Hrvatskoj” dhe do të kushtojë 4 miliardë euro. Kapaciteti i tij do të jetë rreth 1.500 megavate. Ndërtimi do t’i besohet “Elektroekonomisë kroate” dhe pjesa më e madhe e energjisë së prodhuar do të shkojë në Kroaci. Por ky projeket kundërshtohet fort nga Mali i Zi, cili e kundërshton fort këtë projekt për shkak të rrezikshmërisë që ai paraqet, duke qenë fare pranë kufirit. Vetë kryeministri kroat Ivo Sanader pak kohë më parë ka deklaruar se vendi i tij është i interesuar për pjesëmarrjen e Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi në realizimin e projektit në territorin shqiptar, por Podgorica e ndalon me ligj ndërtimin e centraleve bërthamorë. Në fakt prej kohësh qeveria shqiptare është shprehur pro ndërtimit të centraleve bërthamorë në vend. Zyrtarët e lartë të qeverisë shpesh herë kanë ftuar investitorët e huaj që ta shikojnë Shqipërinë si një vend, ku ata mund të investojnë paratë e tyre për ndërtimin e një centrali bërthamor. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›