Centrali bërthamor, Topi: Opsion i dorës së “dytë”
Në një kohë kur Kryeministri Sali Berisha e ka shpallur prioritet në bisedimet me homologët e tij perëndimorë dhe projekt madhor ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri, Presidenti Bamir Topi shpreh rezervat e para. Kryetari i shtetit duket se nuk është shumë i bindur nga ideja e kreut të qeverisë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun maqedonas, Branko Cervenkovski, kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi për herë të parë dje ka shprehur hapur rezervat ndaj një forme të tillë energjie.
Sigurimin e energjisë në mënyrë nukleare z.Topi e konsideroi si një opsion të dorës së dytë. Topi përmendi faktin se “është ndryshimi i një politike për të kaluar nga varësia e burimeve hidrike, për të kaluar në termocentrale dhe duke folur edhe për një çështje që është e diskutueshme sot edhe në politikën institucionale botërore, çështja e centraleve nukleare”. Gjithsesi, sipas tij, kjo është një mundësi, por deri tani ne jemi në trajtimin dhe ezaurimin e burimeve që ka Shqipëria, e cila dëshiron të ketë burime alternative, si termocentralet dhe pastaj për t’u futur në një rrjet bashkëpunimi edhe me mundësitë që ka Maqedonia. Presidenti vijoi argumentin e tij duke thënë se “çështjet e tjera pastaj janë çështje të një rëndësie të veçantë, janë ndërmarrje shumë të rëndësishme, janë ndërmarrje që kërkojnë vendimmarrje të rëndësishme dhe patjetër bashkëpunim me shtete të përparuara në teknologji që gjithsesi janë opsione për të ardhmen”.
Nga ana tjetër, vetëm pak ditë më parë, qeveria shqiptare dhe ajo italiane nisën bisedimet për ndërtimin e centralit bërthamor. Kryeministri Sali Berisha ka nisur negociatat direkte me Kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni, për ndërtimin e centralit bërthamor në Shqipëri. Z.Berisha e konfirmoi këtë fakt menjëherë pas kthimit nga samiti i Unionit të Mesdheut në Paris. Përmes një konference të posaçme për shtyp, ku informoi rreth samitit 4-ditor, Berisha pohoi se kishte biseduar me Berluskonin edhe për vizitën e tij të afërme në Tiranë. "Me mikun tim Silvio Berluskoni kam diskutuar shumë gjëra, ndër të cilat pa dyshim edhe për centralin nuklear. Kam diskutuar edhe për vizitën e tij në Shqipëri, si dhe për shumë e shumë çështje të tjera, sikundër edhe me bashkëbiseduesit e tjerë", - tha kryeministri Berisha.