Cervenkovski: Qeveria e re do të njohë Kosovën shtet
Topi: Nuk ndërhyjmë në konfliktin Maqedoni-Greqi
Maqedonasit, të interesuar për portin e Durrësit
Qeveria e re maqedonase pritet ta njohë shumë shpejt Kosovën si shtetin më të ri të botës. Një gjë të tillë e pohoi dje në Durrës Presidenti i Maqedonisë, z.Branko Cervenkovski, i cili ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë pune dyditore me ftesë të homologut shqiptar, Bamir Topi. Sipas z.Cervenkovski, qeveria e sapokrijuar e Maqedonisë do ta ketë prioritet të saj pikërisht njohjen e Kosovës së pavarur. “Unë supozoj që pas konstituimit të qeverisë së re në njërën nga mbledhjet e para të qeverisë do të vendoset si pikë në renditje pikërisht kjo çështje. Nuk mund ta përvetësoj vendimin e qeverisë, mirëpo jam i bindur që qeveria do të niset nga interesat nacionalë të shtetit dhe kuptohet në bashkëpunim me vendet e mëdha të Bashkimit Evropian”, - deklaroi z.Cervernkovski. Por, ndërsa qeveria maqedonase do ta ketë në rend të ditës çështjen e njohjes së Kosovës, Shqipëria nuk ndërhyn në konfliktin Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit. Presidenti Bamir Topi artikuloi qëndrimin e shtetit shqiptar duke u shprehur se “çështje të karakterit formal nuk duhet të prekin në substancë çështje të integrimit euroatlantik”. Sipas tij, duhet vlerësuar çfarë është dominuese, formalja apo esenca. “Dhe dominante është integrimi euroatlantik. Unë besoj se predispozicioni i të dy palëve do të sjellë një përfundim pozitiv, që ne të mos kemi më pengesa në integrimin e rajonit tonë në BE dhe NATO”, - theksoi z.Topi. Komentet u bënë paraditen e djeshme nga presidentët Cervenkovski e Topi gjatë një konference të përbashkët në hotel “Adriatik” në Durrës. Por, të dy presidentët u shprehën të shqetësuar për sa i takon zgjimit të prirjeve ultranacionaliste në veri të Kosovës. Cervenkovski dënoi tentativat për një ndarje “të butë” të veriut të Kosovës prej serbëve. “Ne jemi fqinj të drejtpërdrejtë dhe jemi të interesuar që gjendja të jetë e mirë atje. Ne shprehim një keqardhje për disa tendenca për një ndarje të butë të Kosovës. Kjo dukuri mund të gjallërojë radikalizmin në vende të tjera”, - theksoi Cervenkovski. Në takimin mes Topit dhe Cervenkovskit u fol për marrëdhëniet dypalëshe, duke u fokusuar në sektorin e energjisë dhe shkëmbimet tregtare, çështjen e shqiptarëve në Maqedoni, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të bizneseve, për projekte të përbashkëta në transport e telekomunikacione. Z.Cervenkoski shprehu rëndësinë e një bashkëpunimi të gjithanshëm Shqipëri-Maqedoni duke veçuar sektorin energjetik. Kurse kryetari i shtetit shqiptar evidentoi se në takim u fol për portin e Durrësit, si portë hyrëse e Korridorit 8, mjaft i rëndësishëm për biznesin maqedonas. “Konstatuam se Durrësi, si portë hyrëse e Korridorit 8, është mjaft i rëndësishëm për interesat e biznesit maqedonas”, - tha Presidenti Topi. Duke folur për fluksin në rritje këtë vit të turistëve maqedonas në plazhet e Shqipërisë, Topi u shpreh se “kam përshëndetur hapjen e pikave të reja të kalimit kufitar në mënyrë që lëvizja të jetë më e lirë”. Topi u shpreh në këtë kontekst se problemi i vizave që preku marrëdhëniet midis dy vendeve para disa muajve, tashmë mund të konsiderohet i kapërcyer.
Bashkëpunimi Shqipëri-Maqedoni
Projekte të përbashkëta energjitike
Shkëmbime tregtare mes dy vendeve
Porti i Durrësit, si portë hyrëse e Korridorit 8
Lëvizja e lirë e njerëzve dhe e bizneseve
Bashkëpunim në sektorin e transportit, telekomunikacioneve