E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceremoni me fëmijët e policëve në detyrë, Strazimiri: Jemi pranë jush

 

TIRANE – Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe policisë, të ndihmuar nga biznesi privat organizuan dje ceremoni festive me fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës me rastin e festës së 28 Nëntorit. Në aktivitetet festive morën pjesë zëvendësministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi përfaqësues të Shoqatës së Policisë dhe përfaqësues nga biznesi. Zëvendësministri i Brendshëm Strazimiri shprehu mirënjohje, nderim e respekt për fëmijët dhe familjarët e policëve të rënë në krye të detyrës, duke i garantuar jo vetëm për mbështetjen e Qeverisë, por edhe të Ministrisë së Brendshme për të qenë pranë tyre, për të zgjidhur hallet e shqetësimet. “Jemi mbledhur këtu për të nderuar kujtimin e atyre, që dhanë jetën në mbrojtje të shtetit. Ne do të jemi në pranë familjeve tuaja në çdo moment dhe do të keni dyert e hapura në çdo zyrë të institucioneve shtetërore. Ju garantojmë mbështetje fëmijëve, bashkëshortëve si dhe të afërme të punonjësve të policisë të rënë në mbrojtje të ligjit”, tha Strazimiri. Më pas, fëmijëve të policëve të rënë në detyrë u janë shpërndarë dhurata nga përfaqësuesit e biznesit që ndihmuan aktivitetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›