Futbollisti Buna dëshmon në polici: Sherr i çastit me Pashën
DURRES - Arrestimi i Qazim Bunës, kapitenit të skuadrës së Teutës ka tronditur jo vetëm opinionin sportiv, por mbarë qytetin. Ngjarja është cilësuar nga të gjithë si e rëndë edhe për faktin se të përfshirë në të janë dy persona, të cilët mbrojnë ngjyrat e Durrësit në futbollin shqiptar dhe atë evropian. Kapiteni Qazim Buna, i cili në “CV” e tij si lojtar ka disa përfaqësime ndërkombëtare në UEFA me fanellën durrsake është prangosur pas një sherri ordiner, që ka lindur me një tjetër futbollist, A. Pasha, produkt i akademisë sportive “Teuta”. Mësohet se i plagosuri Pasha është një lojtar i skuadrës sonë përfaqësuese “Under 19”. Ngjarja ka tronditur në radhë të parë edhe klubin e futbollit Teuta, i cili si masë të parë disiplinore ka marrë përjashtimin e futbollistit Buna nga radhët e “djemve të detit”. Futbollisti ka pranuar në hetuesi implikimin në ngjarje, por duke e klasifikuar atë si një sherr të momentit dhe asgjë më tepër. Pritet që fati i tij të vendoset nga Gjykata e Durrësit në masën e sigurisë. o.u