Protestë kundër landfilldit
DELVINE - Kundërshtimi i projektit për kthimin e fshatit Bajkaj në një landfilld për Sarandën dhe Delvinën, ka nxjerrë banorët në një protestë masive, organizuar nga këshilli i këtij fshati. Ata janë shprehur kundër impiantit të plehrave që Banka Botërore parashikon të ndërtojë në periferinë e afërt të tij. Kjo është një histori 3-vjeçare, e cila vazhdon të prezantohet e të zbërthehet në mjedise të bashkisë së Sarandës e të Delvinës. Të vetmit që nuk janë kontaktuar dhe nuk janë pyetur për këtë projekt janë banorët e fshatit Bajkaj, 16 km larg qytetit të Delvinës. Sipas banorëve që e morën fjalën në protestë, në çdo takim që është organizuar situata është paraqitur sikur gjithçka është në rregull dhe se projekti ka edhe miratimin e tyre. Ata thonë se do të vazhdojnë protestat, deri në bllokim të rrugës. sh.d