Ceremonia, NATO "lë" Shqipërinë
Me një ceremoni të veçantë, NATO-s i dha fund prezencës në Shqipëri. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Presidenti Bamir Topi si dhe Komandanti i Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, Admirali Mark Ficxherald, Komandanti i Komandës së NATO-s, Gjeneral Brigade Dincho Ivanov Karamunchev, ministri Imami etj. "Kjo ditë është e veçantë edhe për vendet anëtare të NATO-s, sepse zyrtarizon praninë tashmë dinjitoze të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe fazën më të avancuar të partneritetit me vendet e saj", u shpreh Presidenti, duke vënë në dukje se "ne jemi këtu për të shprehur edhe një herë mirënjohjen ndaj partnerëve tanë për ndihmën dhe mbështetjen politike, ushtarake, financiare, infrastrukturore që Shqipëria të anëtarësohej në NATO, të kthehej në një aleat institucional të Aleancës dhe së bashku me vendet e tjera anëtare, të bashkërendonte mundësitë për t'u përballur me të ardhmen e përbashkët dhe sfidat e saj". Presidenti vlerësoi kontributin e Shqipërisë në NATO me praninë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Aleancë, në luftën e Afganistanit. Prezenca e NATO-s largohet nga Shqipëria, pasi vendi ynë është pjesë e kësaj organizate me të drejta të plota.