Ceremonia e vogël familjare në Vlorë
Babai i saj nuk desh që e bija të martohet me Hysein. Ishte artist. Dhe kaq mjaftonte për ta refuzuar shkodranin shtatlartë si dhëndër. Tingëllon e çuditshme e thënë tani. Ama, asokohe, askush në familjen e Drita Kripës nuk e dinte ende, se edhe ajo kish vendosur të bëhej artiste. Askush se dinte se ish regjistruar në shkollën e dramës ku edhe ish njohur me Hysesin. Por fati është fat. Ndaj dhe Dritës, pavarësisht refuzimeve të fillimit ia pranuan zgjedhjen. Aq ia pranuan sa, i shoqi, me t’u bërë pjesë e familjes së Kripajve, u shndërrua më tepër se në djalë. Me ta njohur, e deshën më të vërtet shumë.Pas fejesës së të dyve sigurisht radha i vinte dasmës. A thua do të bëhej një tradicionale? Në të vërtetë jo. Nuk u bë një dasmë e madhe dhe e zhurmshme. U bë thjesht një darkë e vogël familjare. Aq sa për të lenë një gjurmë në kalendar. Hyseni ngutej të nisej për në një udhëtim jashtë shtetit. Sa mirë sikur edhe Drita të shkonte më të. Të rinjtë i kishin rregulluar punët në fakt. Por rregullat e familjes së kohës, kishin nevojë për një “detaj”. Duhej, si të thuash, zyrtarizuar martesa. Ndaj dheu bë një darkë familjare në Vlorë. Ama Drita nuk vuri vello. ...Si fotografi “dasme” e ka zgjedhur një: Ajo dhe i shqoi, të dy me veshje popullore. Në të vërtetë kjo sepse janë pjesë e ansamblit që do të rrugëtonte jashtë shtetit. Por meqë kjo përkon me martesën, Drita Pelinku e quan si foton e dasmës së saj