E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oficeri i Dajtit, padit arrestimin

 Armand BajramiMariglen Muça, ish-oficeri i policisë së Durrësit, një nga të akuzuarit tek Krimet e Rënda në dosjen e masakrës së 7 gushtit 2009 në këtë qytet ku u vranë 4 punonjës policie i drejtohet Gjykatës së Lartë duke kërkuar ndryshim të masës së arrestit. Pak ditë më parë, Muça i është drejtuar zyrtarisht Gjykatës së Lartë me një kërkesë ku ankimon vendimin e shkallëve më të ulëta të gjyqësorit për lënien e tij në masën “arrest me burg”. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Gjykatës së Lartë. Përveç ndryshimit të masës së sigurisë, i akuzuari Muça i kërkon togave të zeza të gjykatës së lartë deklarimin e pavlefshëm të vendimit, pasi nuk është kompetencë e krimeve të Rënda vepra penale për të cilën ai akuzohet. Sipas prokurorisë, Muça ka ndihmuar të pandehurin Dritan Dajti, gjatë kohës që ai ishte në kërkim nga Policia e Shtetit. Për këtë shkak ish-oficeri i policisë së Durrësit është vënë nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” ndërsa rezulton se ka pasur komunikime të vazhdueshme me kunatin e personit të kërkuar gjatë kohës kur Dajti nuk ishte arrestuar ende. Sipas akuzës, Muça ka ndihmuar të kërkuarin me një dokument fals si punonjës policie (nënkomisar në Korçë) dhe me uniformën e përdorur për realizimin e fotografive të këtij dokumenti.    KERKESABurime zyrtare pranë Gjykatës së Lartë konfirmuan se pak ditë më parë një kërkesë e nënshkruar nga Mariglen Muça, një nga të pandehurit e dosjes “Dajti”, ishte depozituar në sekretarinë e kësaj gjykate. Sipas burimeve mësohet se Muça, i akuzuar nga prokuroria për Krimet e Rënda për “shpërdorim detyre”, kërkon në Gjykatën e Lartë ndryshimin e masës së arrestit me burg, prej së cilës ndodhet që prej nëntorit të vitit të kaluar. Gjithashtu në kërkesën drejtuar togave të zeza të Gjykatës së Lartë, ish-oficeri i policisë së Durrësit, kërkon pavlefshmërinë e vendimeve të Shkallës së Parë dhe të Apelit për Krimet e Rënda dhënë për të. Kjo, për shkak të pretendimeve të tij, se vepra penale për të cilën akuzohet nuk është kompetencë e këtyre gjykatave, por e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Shqyrtimi i kërkesës së Muçës, pritet të shqyrtohet në ditët në vazhdim.“SPIUNI” I DAJTITMariglen Muça, ish-oficer i lartë në Policinë e Durrësit, u prangos në 23 nëntor të vitit të kaluar. Arrestimi i tij u realizua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda. Ditën e arrestimit ai ishte thirrur në prokurori për të dhënë sqarime në lidhje me komunikime telefonike që ai kishte bërë me Ergest Xhoxhi, kunatin e Dritan Dajtit, njëkohësisht i pandehur në proces, gjatë kohës që Dajti ishte në kërkim.  “Nga hetimi i këtij procedimi arritëm të provojmë se oficeri i policisë Mariglen Muçaj, me veprime në kundërshtim me ligjin, i ka krijuar lehtësira të arrestuarve Ergest Xhoxhi dhe veçanërisht personit shumë të kërkuar Dritan Dajtit, që t’i shmangej kapjes dhe arrestimit të tij përmes krijimit të kushteve për të fshehur identitetin dhe pozitën ligjore të tij”, thuhej në kërkesën për gjykim të prokurorisë.Prokuroria e Durrësit heton plagosjen e Dritan DajtitTIRANE – Prokuroria e Durrësit është duke zhvilluar hetime rreth plagosjes së Dritan Dajtit me tre plumba pistolete mesditën e 7 gushtit 2009 në qytetin bregdetar. Organi i akuzës për krime të rënda, delegoi në Durrës dosjen penale lidhur me plagosjen e Dritan Dajtit, pasi përfundoi hetimet për vrasjen e katër efektivave të policisë. Dërgimi i dosjes në Durrës u bë për shkak të veprës penale “plagosje”e cila nuk është në juridiksionin e Krimeve të Rënda si dhe për shkak të kompetencës territoriale pasi ngjarja ka ndodhur në Durrës. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë në zonën e plazhit në Durrës, Dritan Dajti është qëlluar dhe plagosur me tre plumba pistolete. Një fakt i tillë është konfirmuar me verifikimet mjekoligjore që u kryen gjatë hetimit të çështjes ndërsa plagosja i ka shkaktuar të arrestuarit disa probleme shëndetësore. Pasi ngriti akuzat përkatëse ndaj Dajtit për vrasjen e policëve dhe armëmbajtje pa leje si dhe falsifikim dokumentesh, prokuroria konstatoi plagosjen e tij dhe më pas e kaloi dosjen për hetime në Prokurorinë kompetente në Durrës.                  tr.so   Dajti refuzon procesin gjykata rrëzon kërkesatTIRANE – Gjykata për Krimet e Rënda ka zhvilluar dy seanca që prej mbërritjes në këtë gjykatë të dosjes “Dajti”, por asnjëherë i pandehuri kryesor nuk është paraqitur në proces. Në të dyja seancat e zhvilluara, Gjykata e ka vlerësuar “refuzim për të marrë pjesë në gjyq”, mos praninë e Dajtit. Siç u relatua në seancën e 29 dhjetorit 2009, Dajti nuk kishte pranuar të firmoste fletëthirrjen e gjykatës dhe se kishte komunikuar me oficerët e policisë vetëm me shenja. Ndërkohë që disa pasaktësi në prokurën e mbrojtësit ligjor të Dajtit, bënë që gjykata të mos e legjitimonte atë në proces dhe të shtynte seancë. Në seancë e dytë të zhvilluar në 8 janar të këtij viti Gjykata deklaroi gjykimin në mungesë për Dajtin. Sipas togave të zeza qëndrimi i mbajtur prej Dajtit vlerësohej se i pandehuri “refuzonte të merrte pjesë në proces”. Në këtë seancë gjykata rrëzoi tre kërkesa të të pandehurve në proces. Me një vendim të ndërmjetëm gjykata rrëzoi: kërkesën e avokatit të Dajtit për dërgimin e një mjeku në spitalin e burgut për të shqyrtuar gjendjen psikike dhe shëndetësore të klientit të tij; kërkesën e të pandehurit Ergest Xhoxhi për veçim të çështjes në ngarkim të tij dhe kërkesën e të pandehurit Mariglen Muça për shpallje mos kompetente për gjykimin e tij nga Krimet e Rënda. Dritan Dajti akuzohet nga prokuroria për “vrasje në rrethana cilësuese” “vrasje në rrethana të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “falsifikim dokumentesh”, “armëmbajtje pa leje” dhe “mbajtje pa të drejtë të uniformës”. Ergest Xhoxhi akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit” e “falsifikim dokumentesh”, ndërsa Maringlen Muça për “shpërdorim detyre”.                                       ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›