E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malazezët: Kosova, si atdheu jonë

Podgoricë - Kryetari i Shoqatës së Malezezëve që jetojnë në Kosovë,Sllobodan Vujiçiç ka deklaruar s ekomuniteti që ai përfaqëson e njeh Kosovën si atdhe të vetin, prandaj dhe do të përpiqet që ndihmojë sa më shumë në integrimin e vendit. Sipas tij, komuniteti malazezë në Kosovë ndjek udhëzimet e Podgoricës zyrtare e cila nxit frymën e bashkëpunimit midis dy vendeve. “Ne Kosovën e konsiderojmë si atdhe tonë", ka thënë Vujaçiç për mediat malazeze.

Nga ana tjetër, ai ka vlerësuar se kur bëhet fjalë për statusin e malazezëve në Kosovë edhe më tej ekzistojnë vetëm premtime. Sipas tij nuk ka përmirësim të gjendjes, por ekziston një klimë më e mirë në marrëdhëniet e ndërsjella, gjë që shprehet edhe në premtimet e institucioneve të Kosovës dhe të qeverisë se malazezët do të kenë vendin e tyre në ligjet dhe në Kushtetutën e Kosovës, ka thënë Vujaçiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›