Podgorica injoron paralajmërimin e Beogradit
Podgoricë - Kryetari i Këshillit të Poltikës së Jashtme të Parlamentit malazez Miodrag Vukoviç, marrëdhëniet e Mali të Zi me Kosovën i ka vlerësuar korrekte duke thënë se hapi tjetër është këmbimi ambasadorëve. "Se kur do të ndodhë kjo, varet nga parakushtet që duhet përmbushur", thotë Vukoviç. "Para së gjithash mendoj në zgjidhjen e statusit të komunitetit malazez në Kosovë, si dhe për kthimin e refugjatëve", ka thënë Vukoviç për Antena M.
Bëhet fjalë për kushtet për vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike që më herët i kishte njoftuar shefi i shteti malazez Filip Vujanoviç. Vukoviç ka thënë se vendimi i Podgoricës për dërgimin e ambasadorit të saj në Prishtinë nuk do të ndikohet nga paralajmërimi i ambasadorit të Serbisë Zoran Lutvac, i cili kohë më parë ka thënë se një gjest i tillë i Podgoricës do të përkeqësonte marrëdhëniet edhe ashtu të tensionuara të Malit të Zi dhe Serbisë. "Ambasadori Lutovac po harron se nuk përfaqëson një superfuqi e cila mund t'i urdhërojë Malit të Zi si të sillet. Ne vendimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Prishtinëns do ta marrim sikur kemi vendosur të njohim pavarësinë e Kosovës, të udhëhequr nga interesat tona kombëtare", ka thënë Vukoviç.QIk