E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia shpall tjetër konkurs për Avokatin e Popullit

Prishtinë - Është mbledhur në Prishtinë Kryesia e Kuvendit e cila ka vendosur për mbledhjen e seancës së rradhës dhe për rendit e çështjeve që do të diskutohen në të. E teksa seanca e radhës pritet të jetë më 26 shkurt, çështja më e rëndësishme e takimit duket se ishte shpallja e një tjetër konkursi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Kryesia në këtë mbledhje ka marrë vendim për rishpalljen e konkursit për Avokatin e Popullit të Kosovës dhe e ka autorizuar Administratën e Kuvendit që konkursin ta rishpallë në afatin sa më të shkurtër.

Ndërkohë, zgjedhja e Avokatit të Popullit ka dështuar edhe në raundin e tretën herë më 12 Shkurt, pasi kandidati i vetëm në këtë raund Veton Vula mori vetëm 37 vota të deputetëve, kundër votuan 30 dhe 25 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›