E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cërvenkovski: Kontrolli i pasurisë sime, tendencioz

Kabineti i presidentit maqedonas, Branko Cërvenkovski, ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për kontrollin e pasurive të familjes së presidentit nga Drejtoria për të Ardhurat Publike (UJP). 

Vendimi erdhi pak ditë, pasi presidenti doli hapur kundër politikës së kabinetit Gruevksi. "Ka një synim tendencioz për shkak të mosmarrëveshjeve politike të presidentit Branko Cërvenkovski", thuhet në një komunikatë nga kabineti presidencial. Për më tepër ai shton se, kjo procedurë është politike dhe selektive, dhe në të njëjtën kohë ngre pyetjen nëse e njëjta procedurë do të ndiqet edhe kundër kryeministrit dhe ministrave të qeverisë së tij. "Ne jemi të shokuar nga amatorizmi i treguar nga UJP, duke marrë parasysh se me zbatimin e kësaj procedure janë përfshirë shumë njerëz dhe para të taksapaguesve. Po përlyejnë shtetin", thuhet në reagim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›