Kosova në Këshillin e Sigurimit, flet ministri Hyseni
Këshilli i Sigurimit i OKB-së e nisi dje takimin e tij për Kosovën, ku shefi i UNMIK, Lamberto Zannier, paraqiti një raport mbi gjendjen aktuale në Kosovë.
Në takim ishin të pranishëm ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni dhe homologu serb, Vuk Jeremiç, që gjithashtu folën para përfaqësuesve të 15 vendeve anëtare. Zannier raportoi se praktikisht fuqia e misionit të UNMIK ka rënë, që me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës së këtij vendi. Autoritetet e Kosovës tashmë janë kompetente në vendimmarrje. Kjo do të thotë se në një farë mënyrë rikonfigurimi i UNMIK ka nisur natyrshëm. Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka theksuar se procesi i rikonfigurimit të UNMIK-ut është i papranueshëm për Beogradin, meqë ai nënkupton shtrirjen e një misioni të ri evropian EULEX, që nuk e ka marrë pëlqimin e KS të OKB-së. Në takimin e KS të OKB-së ka folur edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni. Ai tha se Kosova zotohet të zbatojë planin Ahtisari, duke i dhënë një prioritet të madh minoriteteve. Përpara takimit ai u shpreh se Kosova merr pjesë si shtet në këtë takim dhe se qëndrimi i Kosovës është që procesi i rikonfigurimit duhet të mbyllet shpejt, dhe po ashtu misioni evropian EULEX duhet të shtrihet sa më shpejt në tërë territorin e Kosovës.