Greqi, digjen 10 mijë hektarë pyje
Dhjetë mijë hektarë pyje dhe fidanë janë djegur në zjarrin që prej treditësh me radhë vazhdon në ishullin Rodos, në Detin Egje.
Sipas mediave greke zjarri po i afrohet edhe zonave të banuara, drejt fshatit Learma dhe banorët ende nuk janë evakuuar. Ata nuk duan t'i braktisin shtëpitë e tyre dhe thanë se janë të vendosur të përballen me zjarrin. Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në Learma dhe shuarja e zjarrit është vështirësuar për shkak të erërave të fuqishme. Zona të tjera të karakterizuara nga zjarret në Greqi janë pranë malit Parnet në veriperëndim të Athinës, në rajonin e pyjeve për rreth kompleksit arkeologjik në rajonin e Mesolongit në gjirin e Patrës, në malin Pangeo në Seres dhe në ishullin e Korfuzit, Kefalonia dhe Kretë. Në Rodos kanë mbërritur dy helikopterë italianë dhe pritet të mbërrijnë edhe të tjerë nga Franca për të shuar zjarret.