Sejdiu dekretoi 15 gjyqtarë, 9 prokurorë
Për herë të parë në Kosovë para Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, kanë dhënë betimin një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh.
Gjatë ceremonisë së betimit, është shfaqur besimi se puna e tyre në sistemin e drejtësisë, i cili cilësohet të jetë i brishtë, do të jetë korrekte. Pesëmbëdhjetë gjy-qtarë dhe nëntë pro-kurorë të Kosovës kanë dhënë betimin para Presidentit të Kosovës. Deri para shpalljes së pavarësisë dhe para hyrjes në fuqi të Kushtetutës, gjykatësit dhe prokurorët betimin e kanë dhënë para shefit të UNMIK-ut. Sejdiu shprehu besimin se prokurorët dhe gjyqtarët do ta bëjnë në mënyrë korrekte punën e tyre, duke iu shmangur çdolloj abuzimi me detyrën. "Kam besim të plotë në cilësitë tuaja dhe në gjithë atë që ju u zotuat me betim. Besoj që kemi para vetes një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme, sfiduese për shumë aspekte. Duhet pasur një vëmendje të veçantë në të gjitha përballjet që mund të kemi. Do të dëshiroja që me ju sot të fillojë një epokë e veçantë e angazhimit të secilit nga ju, që të jetë një shkëlqim më i mirë në gjyqësorin e Kosovës", tha Sejdiu. Presidenti Sejdiu i ka siguruar prokurorët dhe gjyqtarët se, do ta kenë përkrahjen e institucioneve të Kosovës deri në masën sa është e lejueshme me Kushtetutën e Kosovës, duke vënë theksin në pjesën më problematike, veriun e vendit. Presidenti Sejdiu shpreson se me shtrirjen e EULEX-it në veri, do të rregullohet edhe funksionimi i gjykatave në këtë mjedis të banuar me shumicë serbe. Deri tani, nga Këshilli Gjyqësor e institucionet, nuk është paraqitur ndonjë plan se si do të shtrihet kontrolli i institucioneve legjitime në veriun e kontrolluar nga strukturat paralele serbe.