E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cështja e të riut të varur, shtyhet gjyqi

KORCE-Shtyhet gjyqi për cështjen e 18-vjecarit Mikel Ajce i cili i gjet i vetëvarur dy vite më parë në një pemë në Bilisht. Vendimi u mor sot gjatë seancës së parë në Gjykatëne Shkallës së Parë pas rinisjes së procesit gjyqësor. Të pranishëm në sallë ishin prindërit e Mikel Ajces të cilët pretendojnë se djali i tyre është vrarë dhe jo vetëvrarë. Ata kërkuan që të njihen me deklarimet e dëshmitarëve, ndërkohë që i pranishëm ishte dhe prokurori i cështjes Hysen Kulla. Seanca u shty më datën 7 prill, pasi gjyqtarja Sonila Voskopi e argumentoi vendimin me mungesë të bazës ligjore për ankimin kundër pushimit të cështjes, cka do të thotë se për të rinisur hetimet nevojiten argumenta të fortë per rihapjen e dosjes. Ishin prindërit e 18-vjecarit të cilët dorëzuan gjykatën e Korcës më 15 mars të këtij vitit kërkesën për rihapjen e cështjes.

Ngjarja dhe pretendimet e prinderve
Trupi i Mikel Ajces u gjet i pajetë varur në një pemë në Bilisht më 22 Shkurt të vitit 2008. Ngjarja e rëndë e shkurtit 2008 u rikthye në vëmendjen e opinionit publik, pasi prindërit kanë vendosur të flasin duke kërkuar madje zhvarrosjen e 17 vjecarit. Prindërit e 18-vjeçarit Mikel Ajce nga Bilishti, i cili u gjet i varur në litar pas përjashtimit nga shkolla një vit më parë, pretendojnë se djali i tyre është vrarë nga përfaqësues të stafit mësimdhënës. Sipas tyre, i riu është varrosur me shenja dhune në trup, në pjesën e poshtme të tij, deri në heqjen e organeve gjenitale.

“I thashë doktorit në morg që djali nuk ka shenja të litarit në qafë, ai nuk mu përgjigj. E pyeti dikush tjetër pse kishte një goditje në fund të barkut, në anën e djathtë dhe doktori tha se i kishte zorrët e prishura. Duam vetëm të vërtetën” thonë prindërit.
Vjollca dhe Halim Ajce, prindërit e Mikelit deklarojnë se ai u vra në mënyrë makabre pas dhunës së ushtruar ndaj tij dhe më pas drejtori i shkollës bashkë me persona të tjerë sajuan vetëvrasjen, duke bërë gati dhe një letër lamtumire e cila nuk mbërriti kurrë në duart e tyre.

Ata kanë kërkuar nga ana e gjykatës së Korcës rinisjen e hetimeve, pasi dyshojnë se djali i tyre nuk ka gjetur vdekjen si pasojë e vetëvarjes, siç konkluduan hetimet në kohën e ngjarjes, por është vrarë nga tre persona në ambientet e shkollës dhe më pas është inskenuar vetëvarja për të humbur gjurmët.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›