Vazhdon misteri i mbytjes së “Chenoan” - hasi me të vërtetë në minë?
Autori i Lajmit: Redaksia
Seul – Zyrtarët e Ministrisë koreane të Mbrojtjes thanë se fundosja e anijes luftarake 1.200 tonëshe të mërkurën erdhi për shkak të një mine. Por nëse mina është vendosur që prej luftës koreane apo është montuar së fundmi nga Koreja e Veriut, mbetet ende një mister. Koreanojugorët nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Pheniani të ketë luajtuar një rol kyç në shpërthimin dhe fundosjen e “Chenoan”-it, një anije luftarake e marinës koreanojugore afër kufijve të perëndimorë mes dy vendeve. Ditën e hënë autoritetet thanë se ata vazhduan të kërkonin për të gjetur shenja jeta të 46 marinarëve të anijes, ndërsa televizionet transmetonin pamjet nga familjarët e përlotur të marinarëve në pritje të lajmeve nga fundi i detit. “Të gjesh se çfarë ka ndodhur është faktikisht një shqetësimi joprimar në këtë moment”, - thotë Kim Tae-Voo, një veteran i Institutit korean të Analizave të Mbrojtjes (KIDA). “Pasi të shpëtohet ndonjë marinar i mbijetuar, atëherë ne do të mendojmë për të gjetur dhe shkaktarët e tragjedisë”, - shtoi më pas Kim. Zhytësit që trokitën në pjesën e pasme të anijes nuk morën asnjë sinjal jete nga anija që ka zënë vend në fund të oqeanit. Zyrtarët e mbrojtjes thanë se, nëse do të kishte të mbijetuar, ata nuk do të jetonin më shumë se 69 orë, koha e parashikuar e oksigjenit në anije. Zoti Kim thotë se ndërsa është e mundur në teori që një silurë koreanoveriore apo një minë e vendosur në vitet 1950-53 mund të ketë goditur “Cheonan”, nuk ka pasur asnjë shkak për të shkatërruar një anije koreanoveriore. “Por ne dimë se Koreja Veriore ka anije që lëshojnë silura”, - thotë ai. Gjatë raportimit në Parlament ditën e hënë, ministri i Mbrojtjes, Kim Tae Joung tha se nuk ka mundësi që një sulm me silurë të ketë mbytur anijen.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2010