Ministri i Jashtem hungarez sot viziton Shkupin
SHKUP- Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë Peter Ballash viziton sot Maqedoninë. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup shefi i diplomacisë hungareze do të pritet nga homologu maqedonas Antonio Milloshoski.
Gjithashtu ai do të ketë takime edhe me presidentin Gjorge Ivanov, me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me zëvendëskryetarin e Qeverisë i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdilaqim Ademi.
Gjatë vizitës do të nënshkruhet Protokoll për bashkëpunim midis ministrive të punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Hungarisë.
(s.g/BalkanWeb)