Turqia fajëson Gjermaninë dhe Francën: “I shesin armë Greqisë”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Bruksel — Menjëherë sapo kancelarja gjermane mbërriti në Ankara ditën e hënë për bisedime dypalëshe, pavarësisht ndasive për edukimin dhe pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, midis dy vendeve nisi dhe një konflikt i ri që në dukje paska politikat ndaj Greqisë, rivalit rajonal të Turqisë. Egemen Bagis, kryenegociatori turk me BE-në, kritikoi Gjermaninë së bashku me Francën se kanë kërkuar ti shesin pajisje ushtarake shtetit helen, ndërsa i bënin presion qeverisë së Athinës për të shkurtuar në mënyrë drastike shpenzimet publike si rezultat i krizës së saj të rëndë financiare. Kritika drejtuar Berlinit dhe Parisit u bë gjatë një interviste javën e shkuar në Bruksel. Vizita e zotit Bagis për të takuar zyrtarët evropianë u zhvillua ndërsa problemet e borxheve të Greqisë dominuan axhendën evropiane, pasi e kishte zhytur euron në krizën më të keqe gjatë historisë së saj. Ditën e premte Anxhela Merkel luajti një rol qendror në një takim të BE-së që vuri në vend të parë sigurinë financiare të Athinës, por një veprim të tillë e bëri pa dëshirë dhe pasi këmbënguli për një paketë të rreptë ekonomike për vendin e eurozonës. Zoti Bagis tha, gjithashtu, se për të ndihmuar Greqinë ti shpëtonte “shkatërrimit të saj ekonomik” dhe uljen e tensioneve rajonale, Ankaraja do të jepte ndihmën e saj, nëse grekët do të pezullonin shpenzimet e tyre për mbrojtjen. “Një nga arsyet e krizës ekonomike në Greqi është për shkak të përpjekjeve të tyre që të rivalizojnë Turqinë për sa u përket shpenzimeve të mbrojtjes”, - tha diplomati turk. “Edhe ato vende që po përpiqen të ndihmojnë Greqinë në këtë kohë vështirësish, po ofrojnë tu shesin atyre pajisje ushtarake”, - shtoi ai. “Greqia nuk ka nevojë për tanke dhe raketa, nëndetëse apo avionë luftarakë, as Turqia. Ka ardhur koha të ndërpriten shpenzimet ushtarake në të gjithë botën, por veçanërisht nga Turqia dhe Greqia. As Greqia dhe as Turqia nuk ka nevojë për nëndetëset gjermane apo franceze”. Ministria e Jashtme greke refuzoi të komentonte fjalët e zotit Bagis. Nën presionin e Bashkimit Evropian, Greqia miratoi së fundmi një paketë kufizimesh të shpenzimeve për të ulur deficitin buxhetor prej 12,7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto me katër për qind brenda këtij viti. Masat e tjera të rrepta përfshijnë dhe një rritje në vlerë të taksës së shitjes, taksës për lëndët djegëse, alkoolin, cigaren dhe shkurtime të pagave të punonjësve të administratës. Sipas NATO-s, në vitin 2008 Greqia ka shpenzuar 2.8 për qind të PBB-së së saj për ushtrinë apo e thënë ndryshe €6.9 miliardë ose 9.3 miliardë dollarë. Turqia ndërkohë ka shpenzuar 1.8 për qind të PBB-së së saj ose €11.5 miliardë, në vitin 2008 gjithnjë sipas shifrave të NATO-s. “Është mirë të kesh një retorikë të tillë pozitive, të pasuar nga një veprim pozitiv”, - tha një zyrtar grek, duke folur në kushtet e anonimatit për shkak të sensibilitetit të çështjes. Zoti Bagis nuk bëri të njohur ndonjë projekt specifik ushtarak, edhe pse marina greke ka bërë një porosi prej kohësh që të blejë nëndetëse gjermane. Zonja Merkel, e cila u takua me kryeministrin truk, Erdogan, i bëri një pritje shumë të ftohtë propozimit të tij për hapjen e shkollave në gjuhën turke në Gjermani. “Sigurisht që Turqia mund të ketë shkolla në Gjermani”, - tha ajo, ndërsa shtoi se nuk duhet të ketë asnjë justifikim për turqit në Gjermani që të mos e mësojnë gjuhën gjermane”, - raportoi agjencia The Associated Press.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2010