Cfarë gjyshërish interesantë për edukimin!
Autori i Lajmit: red.
Shumë njerëz kujtojnë gjatë jetës vitet e paharruara me gjyshërit, sidomos ata fëmijë që kanë pasur fatin të rriten pranë tyre. Por hollë-hollë, rrallë e shkojnë ndër mend, se çfarë kanë fituar përveçse emocionalisht nga kjo shoqëri e më të vjetërve të familjes. Rrallëherë kujtojnë, se disa gjëra kanë mësuar t i bëjnë në jetë fiks si ata, se diçka e qortojnë në të njëjtën mënyrë dhe se kanë kujdes pikërisht për ato gjëra, që ata i kanë porositur. Pa llogaritur kujtimet për të shkuarën, që përtej nostalgjisë, zënë vend në arkivin e njohurive të tyre. Ky përfitim ndihet në të gjitha moshat, por mosha 3-4 vjeçare është një moment i veçantë kur fëmija nis të përfitojë prej kësaj lidhjeje.
Nëse fëmija është mbi 3 vjeç dhe nuk i pëlqen të rrijë me gjyshen, atij mund t i kërkohet të rrijë me gjyshen për një kohë të shkurtër. Nëna mund t i shpjegojë fëmijës se “ata janë prindët e mi dhe më kanë rritur mua, ndaj i dua dhe dua t u bëj qejfin”. Në këtë rast, edhe fëmija ka një përfitim. Nga një stil i ndryshëm jetese i gjyshes së tij, fëmija kupton ndryshimin e brezave, ndryshimin e familjeve dhe të zakoneve. Ai kupton më mirë se njerëzit janë të ndryshëm. E ka më të lehtë të pranojë sjelljet e ndryshme të shokëve të tjerë, me të cilët njihet dhe luan, kupton më mirë miqësitë dhe tolerancën sociale. Sigurisht që fëmija nuk duhet detyruar asnjëherë.
Pse gjyshërit janë të çmuar për fëmijët?
Është diçka shumë e mirë për çdo fëmijë, që në këtë moshë të mësojë historinë e familjes së tij, të fisit,
të origjinës. Ai duhet të dëgjojë për vendlindjen dhe historinë e të afërmve e të paraardhësve, madje edhe të vendit të tij. Kjo këshillë nuk lidhet me mësimin nacionalist, por me formimin e personalitetit të shëndoshë tek fëmija. Fëmijët kanë nevojë për kontakt me njerëzit që i përkasin së kaluarës së prindërve. Kjo mbush boshllëkun që ka fëmija për të kaluarën nga vijnë. Njohja nga afër me të kaluarën e tij është një energji jetike, që forcon karakterin dhe personalitetin. Gjyshërit janë transmetuesit më të mirë të këtij informacioni. Ata ia tregojnë të kaluarën fëmijës, kur flasin dhe lozin bashkë dhe jo si mësim të mërzitshëm. Që në moshë të vogël, gjyshja këndon dhe i mëson të këndojë edhe fëmijës, i mëson si të ruajë trupin, duke u kujdesur edhe ajo për të sajin, i mëson lojëra të zgjuara. Gjyshërit janë idealë për t i mësuar fëmijës “hilet” e pafajshme dhe çapkënllëqet. Fëmijët mësojnë prej shembullit të tyre se duhen pranuar defektet dhe veset te vetja, pa u gjykuar ashpërsisht. Ata janë njerëz që pranojnë të tallen prej fëmijëve.
Gjyshërit, një libër i gjallë që zgjon kërshëri
Gjyshërit u mësojnë historitë: si janë martuar, si kanë udhëtuar dhe çfarë ka ndodhur. U mbushin plot
shpirtin fëmijëve me kohët, veshjet, ngjarjet, duke u lexuar librat dhe përrallat, proverbat dhe mitet, u pasurojnë gjuhën me shprehjet dhe dialektet. Gjyshërit u tregojnë fëmijëve emrat, historitë dhe pronësinë e sendeve të vjetra të familjes, fotot e kujtimet, zakonet e të parëve, ngjarjet që kanë ndodhur në jetën e shtëpisë, shumë kohë më parë sesa të lindte vetë fëmija. Gjyshërit lidhin në imagjinatën e fëmijës dhe fantazinë e “jo të vërtetës” me botën e vërtetë.
Tek ata, përrallat shndërrohen në realitet. Jeta dhe vdekja bëhen më natyrale dhe të pranueshme. Gjyshet i mësojnë fëmijët të gatuajnë, të qepin rrobat e kukullës, të bëjnë ëmbëlsira, janë të gatshme “të bëjnë një lojë”. Ato janë një vesh i sigurt për sekrete dhe iu mësojnë fëmijëve si të ruajnë një bisedë, që u është thënë në mirëbesim. Gjyshërit japin durim dhe kohë.
Si mund të ndihmohen gjyshërit?
Dikush ka thënë se “një popull nuk ka fëmijë, nëse nuk ka pleq”. Gjyshërit nuk duhen parë si “mjete të tejkaluara”, edhe pse ndodh që ata të duken ndryshe nga më parë. Kjo ndodh sepse shumë prej tyre bëjnë jetë më të varfër, kanë dalë në pension dhe askush nuk ka më nevojë për talentin e tyre, aftësitë e tyre në punë, dijet e tyre profesionale. Nënat dhe baballarët duhet të ndihmojnë gjyshërit në mënyrë serioze. Së pari, duhet menduar për ata si njerëz, që kanë jetë intime, emocione dhe ndjenja, si çdo moshë tjetër. Ata kanë një rol në shoqëri dhe një nevojë të madhe për ta ushtruar këtë rol. Gjyshërit nuk duhen nënvlerësuar në nevojën për intimitet dhe për pavarësi ekonomike, duhet të nxiten për udhëtime, qoftë edhe të shkurtra, për shoqëri me moshatarët e tyre, për ndjenjat e tyre. Duhet të ndihmohen të jetojnë me dashuri, të respektohen në hapësirën private, në veshje dhe tualet, në domosdoshmërinë për të qenë të lirë dhe jo siç ndodh, si “gur rezervë”. Këtë ndjenjë për ta duhet t ua ushqejmë edhe fëmijëve. Ashtu si dora e gjyshit mban fort në rrugë dorën e vocërrakut, ashtu edhe ai, kur të rritet edhe pak, të mbaj fort dorën e rreshkur të gjyshit që çapitet nga vitet. Gjyshërit janë prindërit që mund të luajnë rol të madh në lumturinë e fëmijëve të fëmijëve të tyre.
Flet specialistja Nedime Ceka
Tabelat e fëmijëve shembullorë janë antiedukative
Gabimi/ Vizita e parë në kopsht, qëndrimi i prindit pas hekurave, duket si ndarje
Edukatoret e çerdheve dhe kopshteve duhet të njohin mirë psikologjinë e fëmijës në këtë moshë.
Prindi duhet të jetë lidhësi që transferon fëmijën nga gjiri i vet, në gjirin e grupit. Në fillimin e vajtjes në kopsht, nuk duhet të lejohen shkëputje të fëmijës nga jeta familjare, drejt e në jetën shoqërore të grupit. Për këtë nuk ka kuptim rregullorja e shumë kopshteve, e cila e lë prindin jashtë, te porta me hekura. Fëmijët e moshës tre-gjashtë vjeç, të cilët kalojnë disa orë të ditës në kopsht, në fillim nuk e kanë të lehtë. Është mirë nëse nëna shoqërohet me të, shëtit bashkë me fëmijën kopshtin, banjën, hapin bashkë çezmën, hapin dollapët e lodrave, njihen bashkë me fëmijët e tjerë dhe me nëna të tjera. Të gjitha këto e bëjnë kopshtin dhe shoqërinë një vend miqësor, të dashur dhe të sigurtë. Çdo fëmije i duhet thënë se kopshti është një vend për të cilin mami dhe babi ka punuar dhe ka dhënë kontribut të madh, në mënyrë që ai dhe shokët e tij të kënaqen sa më shumë.
Takimi dhe pranimi i fëmijës në kopsht duhet të bëhet nga grupi i fëmijëve të tjerë. Te dera e kopshtit fëmija duhet të ftohet nga grupi i fëmijëve në një aktivitet mëngjesor, përshëndetje në kor, muzikë ose koncert. Fëmija mund të vrapojë në këtë argëtim me dëshirë, dhe jo për t iu bindur edukatores. Edukatoret kurrë nuk duhet të përpiqen të zëvendësojnë nënën. Nëse një fëmijë është i lidhur me mësuesen dhe ajo e lejon të shprehet dhe e vlerëson, duhet pasur gjithmonë kujdes që nëna të mbetet kryesore në sytë e fëmijës, që do të thotë të mbetet po kaq e respektuar dhe e zonja dhe me vlera. Edukatorja duhet gjithmonë ta respektojë nënën në sytë e fëmijës.
Edukatoret duhet t i organizojnë programet dhe lojërat për fëmijët gjithmonë në grup. Edhe rregullat e lojës dhe elementet e disiplinës duhet t i shpjegojnë dhe diskutojnë me grupin e fëmijëve. Rregullat e lojës duhet t i vendosin vetë fëmijët. Detyra e edukatorëve është të ndihmojë respektimin e rregullave të tyre dhe disiplinën e kohës, mirëmbajtjes së mjedisit dhe vendeve të caktuara për lojëra të ndryshme. Fëmijët marrin pjesë me shumë gëzim në vendimet e rëndësishme dhe në zbukurimin e mjedisit. Çdo fëmijë ka një talent, aftësi, dhe është detyra e edukatorit përballë fëmijës ta zbulojë, ta rrisë dhe ta vlerësojë. Fëmijët nuk duhet të ndihen nën provë aftësish, por duhet të nxiten, duke lavdëruar talentet që kanë.
Tabelat e fëmijëve shembullorë nuk janë aspak të dobishme, përkundrazi janë antiedukative. Lavdërimet për sukseset e arritura duhet t i jepen grupit të fëmijëve. Fëmija ka nevojë edhe për imagjinatën në aktivitetet e organizuara në grup. Lojërat e fëmijëve duhet të jenë krijuese, të lira dhe të udhëhiqen nga vetë fëmijët sipas dëshirës së tyre. Të gjitha mësimet e programit duhen dhënë nëpërmjet lojës. Do të ishte mirë që dhe të rriturit të bënin si fëmijët: të mësojnë dhe punojnë, duke u argëtuar si ata. Ndryshe nga ç mendohet, lojërat janë shumë serioze, veçanërisht për zhvillimin e mendjes, formimin e personalitetit dhe mësimeve për jetën. Edukatori nuk duhet të flasë duke dhënë urdhëra: “Dëgjoni këtu! Më shikoni në sy!” etj., por duhet t i ftojë fëmijët në bisedim duke ui thënë : “A e dini se...? Çfarë mendoni për....? Po sikur...? A do t ju pëlqente ?...”Nëse edukatori gjen mënyrën e duhur të komunikimit dhe të edukimit, fëmijët e dëgjojnë vetë. Është e rëndësishme që prindërit e fëmijëve ta trajtojnë edukatorin si një mik dhe një partner të denjë në edukimin e fëmijës, dhe kopshtet si vende për të cilat edhe ata kanë përgjegjësi.
Aftësitë kryesore emocionale në fund të moshës 4-vjeçare
• Imagjinon që shumë imazhe jo të njohura për të, mund të jenë “përbindësha”.
• E shikon veten si një person i tërë, duke përfshirë trupin, mendjen dhe ndjenjat.
• Shpesh nuk dallon fantazinë nga realiteti.
• Arrin të lajë mirë, në mënyrë të pavarur, duart dhe fytyrën.
• Flet lirshëm me të huajt.
• Vishet dhe zhvishet vetë, pa ndihmën e prindërve.
• I zgjedh vetë shokët e tij. Në këtë moshë fëmija luan në grup, zbavitet duke luajtur me shokët.
• Fëmijët e kësaj moshe pëlqejnë të luajnë me rërë dhe ujë, me makina “garash”, me kukulla. Pëlqejnë të krijojnë një vend imagjinar, për shembull “shtëpia e kukullës”, “pista e garës” për të zhvilluar lojërat e
tyre.
• Bëni kujdes, mos e qortoni fëmijën vazhdimisht se i bëri rrobat pis, mos i thoni: “Unë mezi t i lava!”. Fëmijët gjatë lojës duhet të ndihen të lirshëm për të luajtur me dhe, baltë, rërë dhe ujë.
• Mund të rrijë pa praninë e nënës, nëse mjedisi është dashamirës dhe me fëmijë të tjerë.
• Fëmija nis të shikojë ëndrra të frikshme, të cilat arrin edhe t i tregojë. Nëse e dëgjon me vëmendje, ëndrrat e tij tregojnë për shqetësimet që ka gjatë ditës në marrëdhëniet me prindërit dhe familjen. Ndonjëherë qetësimi i tij është i vështirë dhe bëhet agresiv. Por prindi duhet të ketë pak durim, pasi fëmija (me gjithë kundërshtimin), në të vërtetë kërkon ngushëllimin dhe praninë e prindit.
• Krijon lidhje emocionale me të rritur dhe fëmijë jashtë rrethit familjar.
• Fëmija në këtë moshë mëson lehtësisht gjëra të reja.
• Ka aftësinë të dëgjojë, këndojë dhe lëvizë me ritmin e një melodie të thjeshtë.
• Shpesh sjellja e fëmijës në këtë moshë imiton të rriturit. Nëse prindërit janë të dhunshëm me të, ai luan në mënyrë të dhunshme me lodrat, rreh kukullat dhe moshatarët: “Po bëj si mami… “, “Po bëj si babi”.
Ky lajm është publikuar: 21/08/2008