Pesë muaj pas shpërthimit, Gërdeci 2
Autori i Lajmit: red.
Pesë muaj pas tregjedisë së Gërdecit disa nga banorët e tij kanë guxuar të kthehen në rrënojat e shtëpive të tyre dhe të përpiqen t u kthejnë sadopak normalitet jetëve të tyre të lënduara. Jeta e tyre mori një kthesë dramatike kur më 15 marsin e kaluar qindra mijra predha shpërthyen duke u marrë jetën fëmijëve, bashkëshortëve dhe njerëzve të tjetë të dashur.
Krateri gjigand, që hapi shpërthimi atje ku dikur ishte fabrika e demontimit te armëve apo "fabrika e vdekjes" është tani i rrethuar dhe zonë e ndaluar. Asnjë civil nuk mund të hyjë veç ushtarëve shqiptarë dhe ekspertëve. Nga larg mund të vëresh ekspertët italianë , që dallohen nga larg tek punojnë për ta pastruar zonën nga predhat e paplasura.
A ështe e sigurtë jeta e banorëve që janë kthyer apo e atyre që duan të kthehen për rindërtuar shtëpitë dhe bizneset e tyre?
"Mundësia e shpërthimeve të reja të predhave është vetëm brenda territorit të rrethuar, rreth e qark kraterit. Jashtë kësaj zone nuk ka rrezik", tha Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa.
Por ekspertët amerikanë mendojnë ndryshe. Zëri i tyre u bë para pak kohësh ambasadori amerikan në Tiranë John Withers. Ai i paralajmëroi banorët të mos kthehen, sepse nuk përjashtohet mundësia e përsëritjes së tragjedisë. Askush nuk është i sigurtë nëse në territorin përtej zonës së rrethuar nuk ka asnjë predhë të paplasur.
Jeta e banorëve të Gërdecit nuk kërcënohet vetëm nga predhat e paplasura. Burime zyrtare nga Drejtoria e Higjienes dhe e Shëndetit Publik, në Tiranë, thanë për DW se nga analiza e kryera për ujin, ai rezulton ende i ndotur me mbetje kimike të dëmshme për shëndetin e njeriut.
Por ka edhe më tej. Gra, burra dhe fëmijë futen fshehurazi natën në territorin që është vetëm 500 metra larg kraterit vdekjeprurës. Ata kërkojnë në errësirë, fshehurazi nga autoritetet lokale dhe policia të mbledhin metalin e mbetur pas shpërthimit dhe ta shesin atë për skrap, për të mbijetuar në kushtet e mungesës së mjeteve të mjaftueshme financiare.Të dhënat e fundit nga policia flasin për katër gra të ndaluara dhe dy fëmijë që gjatë natës ishin futur në zonën e ndaluar dhe mblidhnin skrap.
Hetimet kanë hyrë në muajin e tyre të pestë, por ende nuk ka asnjë rezultat lidhur me vënien para drejtësisë të shkaktarëve kryesorë të shpërthimit të 15 marsit të kaluar në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, u plagosën me qindra dhe u rrënua një fshat i tërë.
Ky lajm është publikuar: 21/08/2008