E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions League merr formë. Skuadra e Tiranës ende në kaos

Mungon ende edhe vendi i dytë në kampionatin rumun, ku do të luhet të mërkurën java e fundit, ndërsa të tjerat tashmë janë kompletuar. Champions League, kompeticioni mbretëreshë i UEFA-s për klube, por njëkohësisht edhe ndër më prestigjiozët në botë, ka zyrtarizuar tashmë skuadrat, që do të marrin pjesë në edicionin e ardhshëm Chmapions League e re e 2009/2010, që do të pësojë disa ndryshime në bazë të vendimeve të Komitetit Ekzekutiv. Synimi i këtyre skuadrave është t‘i rrëmbejnë kurorën Barcelonës.

E reja e parë për shqiptarët është se kampionia e vendit, Tirana, do të marrë pjesë në turin e dytë eliminator të Championsit.

Ndërsa Volfsburg, Rubin Kazan, AZ Alkmaar e Standard Liezh do të debutojnë për herë të parë direkt në grupe së bashku me 18 skuadra të tjera, të cilat kualifikohen drejtë për drejtë në këtë fazë të edicionit të ri. Në total, 22 skuadra nga 13 shtete do të hyjnë menjëherë në fazën e vërtetë të kompeticionit, ndërsa 55 të tjera do të marrin pjesë në turet eliminatore. Do të jenë katër ture eliminatore. Turi i parë do të përbëhet nga katër skuadra "të vogla", pasi do të përfshijë ekipet kampione të vendeve të renditura mes 48 dhe 53 të renditjes së UEFA-s: Hibernians (Malta), FK Mogren (Mali i Zi), UE Sant Julia (Andorra) dhe SP Tre Fior (San Marino). Ato do të zhvillojnë tri sfida vajtje-ardhje në datat 30.06/01.07.2009 (vajtje) dh 07/08.07.2009 (kthim). Fituesit do të kalojnë në turin e dytë eliminator ku do të luajnë kampionet e 31 shteteve të pozicionuara mes vendeve 16 dhe 47 të renditjes së UEFA-s (përjashto Lihtenshteinin). Në këtë tur merr pjesë edhe Tirana. Takimet do të zhvillohen në 14/15.07.2009 (vajtje) dhe 21/22.07.2009 (kthim). 17 fitueset do të përballen në turin e tretë me skuadrat kampione të vendeve me 13 dhe 15 në renditje. Ndeshjet do të luhen më 28/29.07.2009 (vajtje) 04/05.08.2009 (kthim). Dhjetë skuadrat, të cilat do të kualifikohen këtë fazë, do të kalojnë në ndeshjet direkte (play off). Pesë skuadrat, që do të triumfojnë në ndeshjet direkte (turi i katërt) gjithnjë sipas formulës vajtje-ardhje në datat 18/19.08.2009 (vajtje) dhe 25/26.08.2009 (kthim), do të kualifikohen për ndeshjet në grupe.

Ndërkohë që gjithçka po bëhet gati për edicionin e ri, skuadra e vetme shqiptare që merr pjesë në këtë kompeticion është në një kaos total. Ende nuk dihet se kush do të jetë financuesi i klubit, pasi takimet e donatorëve kanë dështuar, ndërkohë që mungon emri i trajnerit. Por punën e vështirëson edhe më shumë mungesa e kontratave të reja me lojtarët, të cilët janë të pasigurt dhe nuk zbresin në stërvitje, pa qartësuar gjithçka sa u tha më sipër.

UEFA Champions League 2009/10

Shteti Faza Klubi

Fit. Grp Barcelona

ENG1 Grp Mançester Junjatid

ENG2 Grp Liverpuli

ENG3 Grp Çelsi

ENG4 PO* Arsenali

ESP2 Grp Real Madrid

ESP3 Grp Sevilja

ESP4 PO* Atletico Madrid

ITA1 Grp Inter

ITA2 Grp Juventus

ITA3 Grp Milan

ITA4 PO* Fiorentina

FRA1 Grp Bordo

FRA2 Grp Olimpik Marseja

FRA3 PO* Olimpil Lion

GER1 Grp Volfsburg

GER2 Grp Bajern Mynih

GER3 PO* Shtutgart

RUS1 Grp Rubin Kazan

RUS2 Grp CSKA Moska

RUS3 Q3* Dinamo Moska

ROU1 Grp Unirea Urziceni#

ROU2 Q3* Dinamo Bukuresht

POR1 Grp Porto

POR2 Q3* Sporting

NED1 Grp AZ Alkmaar

NED2 Q3* Tvente

SCO1 Grp Rejnxhërs

SCO2 Q3* Sëlltik

TUR1 Grp Beşhiktaşh

TUR2 Q3* Sivaspor

UKR1 Grp Dynamo Kiev

UKR2 Q3* Shakhtar Donjetsk

BEL1 Grp Standard Liezh

BEL2 Q3* Anderleht

GRE1 Q3** Olimpiakos

GRE2 Q3* Panathinaikos

CZE1 Q3** Slavia Praga

CZE2 Q3* Sparta Praga

SUI1 Q3** Zyrih

BUL1 Q2** Levski Sofia

NOR1 Q2** Stabæk IF

DEN1 Q2** Kobenhavn

AUT1 Q2** Salzburg

SRB1 Q2** Partizan i Beogradit

ISR1 Q2** Makabi Haifa

SËE1 Q2** Kalmar FF

SVK1 Q2** Slovan Bratislava

POL1 Q2** Visla Krakova

HUN1 Q2** Debreçeni

CRO1 Q2** Dinamo Zagreb

CYP1 Q2** APOEL

SVN1 Q2** NK Maribor

FIN1 Q2** International Turku

LVA1 Q2** FK Ventspils

BIH1 Q2** NK Zrinjski

LTU1 Q2** FK Ekranas

MDA1 Q2** FC Sherif

IRL1 Q2** Bohemian FC

MKD1 Q2** FK Makedonija

ISL1 Q2** FH Hafnarfjërdur

GEO1 Q2** ËIT Gjeorgjia

BLR1 Q2** BATE Borisov

EST1 Q2** Levadia Talin

AZE1 Q2** FK Baku

ALB1 Q2** KF Tirana

ARM1 Q2** Pyunik Yerevan

KAZ1 Q2** FK Aktobe

NIR1 Q2** Glentoran FC

WAL1 Q2** Rhyl FC

FRO1 Q2** EB/Streymur

LUX1 Q2** F91 Dudelange

MLT1 Q1** Hibernians FC

MNE1 Q1** FK Mogren

AND1 Q1** UE Sant Julia

SMR1 Q1** SP Tre Fior

* "Play off" - ndeshje direkte

** Turi eliminator

# Kampionati rumun nuk është mbyllur ende


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›