Njukasëll kushton 100 milionë sterlina
Njukasëlli i saporënë në kategorinë e dytë angleze del në shitje. Lajmin e jep pronari, Majk Ashli, që ka vendosur të gjejë blerës nëpërmjet "mail"-it. Ai që është i interesuar të blejë klubin, duhet të dërgojë një e-mail dhe të paraqitet në klub me 100 milionë sterlina. "Bordi i Njukasëllit konfirmon se klubi është në shitje për 100 milionë sterlina. Të interesuarit të kontaktojnë në admin@nufc.co.uk për detaje të mëtejshme. Klubi nuk do të bëjë komente të tjera", lexohet në komunikatë.