E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pit Sampras: Roxher Federer më i madhi në histori

Amerikani Pit Sampras kurorëzon zviceranin Roxher Federer si tenistin më të madh në historinë e këtij sporti. Të dy këta emra bashkohen si fitues të 14 trofeve Grand Slemi, por fitorja të dielën e Federer ka bërë që Sampras të përforcojë opinionin e tij për klasin e lartë të tenistit zviceran. "Për atë çfarë ka bërë në pesë vitet e fundit, Federer e meriton vendin që i takon në historinë e tenisit. Dhe ndoshta kjo gjë mund të mos ndodhë përsëri", theksoi Sampras për "Associated Press".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›