Drogba, jo rinovimit. Prapa është Murinjo?
Çfarë ka pas refuzimit të rinovimit të Diedier Drogba me Çelsin? Kjo është pyetja që shqetëson të përditshmet britanike, të befasuara nga deklaratat e afrikanit: "Para se të firmos rinovimin preferoj të njoh direkt se cilat janë projektet e Ançelotit dhe të vendos më pas cila është më e mira për mua". Por pse duhet të ketë frikë se mos përfundon në pankinë? Mes hipotezave është ardhja në Londër e Adebajor ose Ibrahimoviç. Por flitet se prapa mund të fshihet edhe Murinjo.