Interi i së ardhmes, në stilin Liverpul
Murinjo po punon për Interin e së ardhmes, me apo pa Ibraimoviç. Pas eliminimit nga Champions, Murinjo dhe Morati janë ulur për të biseduar dhe përcaktuar bazën se nga duhet nisur për Interin e së ardhmes. Murinjo ka shpjeguar se cilët do të jenë emrat që do të kërkohen në merkaton e verës dhe ka ushtruar presion që filozofia e tij të pranohet nga Morati. Tekniku ka nënvizuar idenë e rritjes së talenteve brenda klubi zikaltër. "Ne duhet të punojmë që për çdo vit të afrojmë në skuadër talente të tipit Santon apo Baloteli". Moduli i punës për të ardhmen, që Murinjo i afron Moratit është ai i Liverpulit të teknikut spanjoll, Rafa Benitez.