Riberi: Nuk e di lëvizjen e ardhshme
Mesfushori francez, Fran Riberi, nuk është i sigurt nëse e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë Bajern Mynih, pasi spekulimet janë të shumta dhe se presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, e ka përcaktuar si një nga transferimet prioritare në merkaton e verës. Pa harruar se mesfushori francez është dhe në fokusin e interesit të Mançester Junajtid dhe Çelsit. Vetë Riberi nuk pranon të flasë për spekulimet lidhur me transferimin e tij. "Do të shikoj se si do të zhvillohet situata. Sinqerisht, nuk e di se cila është situata aktuale për mua. Jam nën kontratë me Bajern Mynih deri më 2011, por ende nuk e di lëvizjen e ardhshme në merkato".