Milan, 30 milionë euro për Xhekon
Gazeta gjermane "Bild" shkruan për një takim mes drejtuesve të Volfsburgut dhe Milanit për të diskutuar për kalimin te kuqezinjtë të Edin Xhekos (23). Sulmuesi me origjinë boshnjake, i cili kontribuoi falë golave të tij në fitimin e titullit kampion në Bundesligë, ka ende një kontratë, e cila e lidh me Volfsburgun deri më 2011. Për më tepër, "Bild" thekson se Milan mund të ofrojë 30 milionë euro për klubin gjerman, të cilat mund të vijnë nga shitja e Kakasë te skuadra e Realit të Madridit.