Kasano te Interi Pacini te Milani

Shkëmbimi i verës në futbollin italian ka përfunduar. Milani dhe Interi kanë lënë mënjanë rivalitetin, duke gjetur akordin sipas të cilit Antonio Kasano do të vishet zikaltër, ndërsa Xhampaolo Pacini do ti bashkohet “Djallit”.
Marrëveshja u arrit pas negociatave të drejtëpërdrejta të presidentit të Interit, Morati me administratorin e Milanit, Galiani. Shkëmbimi kishte lindur si një ide e merkatos, por tashmë ai është bërë realitet. Megjithatë, largimi i Kasanos nga Milani nuk vjen papritur.
Që prej periudhës kur përflitej se Ibrahimoviç dhe Tiago Silva mund të largoheshin, sulmuesi kishte kërcënuar se do të bënte të njëjtën gjë, nëse klubi nuk ruante grupin cilësor. Vendimtare në zgjedhjen e Kasanos ishte humbja 5-1 që Milani pësoi në miqësore me Realin e Madridit.
Sulmuesi kërkoi një bisedë me trajnerin për gjendjen e skuadrës dhe shprehu hapur pakënaqësitë ndaj drejtuesve të klubit për largimet e yjeve. Tashmë ai duket entuziast për aventurën te Interi.
Ndërkohë, përsa i takon detajeve të marrëveshjes, përveç Kasanos, Interi do të përfitojë edhe rreth 7 milionë euro nga operacioni. Në anën tjetër, Milani do të zotërojë të plotë kartonin e Pacinit, i cili pritet të përfitojë kontratë 4-vjeçare me rrogë 2.5 milionë euro në sezon.
Shkëmbimi mes dy klubeve të Milanos për ata që pak kohë më parë njiheshin si “binjakët” e golit te Sampdoria duket se i ka kënaqur të gjithë: lojtarët dhe klubet. Tani, mbetet vetëm verdikti që do të japë fusha, për të kuptuar se për cilën prej skuadrave kjo marrëveshje do të cilësohet e suksesshme.