E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions League, tani është ora e shortit të madh

Sot, në orën 18:00, në Montekarlo, do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Champions League. Dje janë përcaktuar edhe katër vazot e skuadrave, të cilat janë klasifikuar sipas pikëve për paraqitjet e tyre në impenjimet e mëparshme në këtë kompeticion. Por a ka mundësi që në këtë fazë të ketë edhe përballje mes skuadrave të mëdha? Kjo është e mundur, duke ditur që në vazon e më të mirave janë vendosur tetë skuadra. Milani ka shmangur përballjen me kampionin në fuqi, Barcelonën dhe Çelsin, por rrezikon të gjejë përpara një kundërshtar si Kaka dhe Realin e tij galaktik. Interi rrezikon një çiftëzim me njërën nga katër skuadrat angleze (Arsenali, Çelsi, Liverpuli e Mançester Junajtid), por edhe me Barcelonën e Mesit dhe Ibrahimoviçit. Mund të kemi në një grup edhe Interin me Bajernin e Mynihut. Edhe Juventusi rrezikon të përballet me një "big" europian. Më e mundshme është të ndeshet me Marsejën.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›