E Diel, 1 Nëntor 2026

Milito, njeriu-derbi: Do ta mundim Milanin

Për Materacin është favorit Milani, për Diego Militon jo. Njeriu i derbeve është i sigurt se do t‘i mundë kuqezinjtë. "Do ta vendosë fusha e lojës se kush është më i forti, por ne jemi të sigurt se do t‘i mundim", shpjegon argjentinasi. "Derbit janë të gjithë njëlloj, shton ai, Xhenova është qytet më i vogël dhe ka interes më të madh, e jetojnë një ngjarje që gjashtë muaj përpara, por këtu me siguri do të jetë shumë bukur. Shpresojmë të fitojmë, kjo është më e rëndësishmja, s‘ka rëndësi nëse ndeshja zhvillohet në ditën e parë apo të dhjetë". Parashikimet e të tjerëve nuk i interesojnë: "Mendoj vetëm për Interin dhe të luaj mirë në ndeshje. Nuk më bie ndërmend se ç‘thonë të tjerët". Edhe barazimi me Barin nuk e shqetëson: "Duhet të jemi të qetë. Edhe unë duhet të përmirësohem, po punojmë për t‘u rritur. Ndaj Barit patëm shumë raste Sigurisht që konkretizimi do të kishte qenë më mirë. Por kur të jemi më të saktë, do të kemi edhe gola".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›