E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier League, rishfaqen sërish huliganët në Londër

Pas më shumë se dy dekadash rishfaqen huliganët në stadiumet angleze. Një përleshje e madhe ka shpërthyer të martën pas ndeshjes së kupës Milluoll-Uest Hem, të fituar nga londinezët me rezultatin 1-3. Bilanci i përgjithshëm është një i plagosur, i cili u dhunua nga tifozët, duke u shtruar menjëherë në spitalin e qytezës. Sipas policisë, forcat kanë ndërhyrë, duke arrestuar dy persona. Gjithçka ndodhi, pasi skuadra e italianit Zola theu rezultatin në fund të takimit. Anglia ka qenë një nga vendet më problematike sa i përket huliganëve, por që pas tragjedisë së Brukselit, ku vdiqën dhjetëra tifozë italianë dhe anglezë, qeveria ndërmori masa të rrepta.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›