E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koboli ndërhyn në derbi: Më mirë të fitojë Milani

Është ende herët për të vlerësuar kundërshtarët e Interit, por në interesin e Juventusit të tij, Xhovani Koboli Xhilji, pranon se, nëse të shtunën Milani do të fitojë derbin kundër zikaltërve, atij nuk do t‘i vinte aspak keq. Ndërkohë Koboli Xhilji shijon mosthyerjen e Çiro Ferrarës mbi stolin bardhezi. "I mbeten ende 37 ndeshje për të arritur në fund, sidoqoftë jemi shumë të kënaqur", buzëqesh duke dalë nga stadiumi numri një juventin, që të dielën në mbrëmje pa skuadrën e tij të luante "një pjesë të parë shumë të mirë kundër Kievos. Patëm mentalitetin e duhur të lojës, tani po mendojmë sfidën e dyfishtë me skuadrat e Romës".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›