“Champions League vlen 1 miliardë euro”
Mes të drejtave televizive dhe sponsorizimeve, Champions League për UEFA-n vlen pak më shumë se 1 miliardë euro në vit. Lajmin e ka bërë të ditur kreu për komunikimin i federatës evropiane, Rob Faulkner. Nga këto të ardhura, që ndryshojnë nga viti në vit sipas modaliteteve të pagimit nga ana e televizioneve dhe ndërmarrjeve, rreth 75 përqind vjen nga të drejtat televizive. Sipas Faulkner, Champions është një ngjarje globale dhe numëron më shumë se 150 milionë spektatorë në javë që i shikojnë ndeshjet drejtpërdrejt.