Siri OKB ndihma ne qytetin e shkaterruar Homs
Shefja humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valerie Amos ka vizituar lagjen Baba Amr të Homsit në Siri. Sulmet në Siri vijojnë e si pasojë dhjetra persona humbin jetën çdo ditë. Aktivistët opozitarë kanë bërë me dije se më shumë se 39 persona kanë humbur jetën ditën e mërkurë. Ndërkohë që Kryqi i Kuq u lejua të hynte në lagjen e shkatërruar të Baba Amrit, në qytetin e Homsit. Lajmin e ka bërë me dije një zëdhënës i organizatës ndërkombëtare humanitare. Skuadrat që ndodheshin në zonë prej disa ditësh morën më në fund lejen për t’i asistuar banorëve të qytetit të shkatërruar prej bombardimeve disa-javore. Mungesa të theksuara ushqimesh, mjekimesh dhe uji të pishëm ishin raportuar më parë në qytetin e Homsit e veçanërisht në lagjen Baba Amr. Misioni humanitar ishte shtyrë me disa ditë, pasi autoritetet pretenduan se duhet të pastronin zonën nga minutat e pashpërthyera. Sipas mediave ndërkombëtare, koha u përdor për të pastruar gjurmët e krimeve mbi popullsinë e pambrojtur të qytetit rebel. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 7500 persona kanë gjetur vdekjen në Siri si pasojë e dhunës, që filloi një vit më parë.