Champions fitojne vendasit
Pati 4 fitore vendase në 5 ndeshje gjithsej në përballjet e së mëkurës në turin e plej ofit në Ligën e Kampionëve. Nga gjithë udhëtuesit, barazim mundi të merrte vetëm Udineze, e cila doli 1-1 në fushën e Sportingut të Bragës. Në një ndeshje të vështirë, ndaj finalistes së Ligës së Europës dy vjet më parë, italianët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga serbi Dushan Basta në 23’.
Në pjesën e dytë, vendasit mundën të barazonin me anë të një goli të shkëlqyer shënuar nga Izmaili, ndërsa presioni i minutave të fundit nuk ua dha dot fitoren.
Në Spanjë, Malaga e nisi mbarë duelin jo të lehtë me grekët e Panathinaikosit. Pavarësisht përvojës së athinjotëve nëpër kupat europiane, skuadra e sheikëve e vuri punën në vijë që në pjesën e parë. Mbrojtësi Martin Demikelis shënoi golin e parë në 17’ dhe Elizeu dyfishoi shifrat në 34’ duke i dhënë spanjollëve një fitore të pastër.
BATE Borisov arriti gjithashtu një fitore bindëse, po 2-0, ndaj ekipit izraelit, Ironi Kiriad Shmona, në fushën e vet. Heroi i ndeshjes ishte Denis Rodionov, autor i golave, nga një në çdo pjesë. Më parë bjellorusët goditën shtyllën, por me të kaluar një gjysmë ore lojë, Rodionov realizoi golin e parë.
Kur duheshin edhe 12 minuta deri në përfundim të takimit, po ky lojtar i dha siguri ekipit të tij, që vjet ishte në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëe ku luajti ndaj gjigandëve si Barcelona e Milan.
Kampionia e Qipros, AEL i Limasolit, fitoi me vështirësi ndaj Anderlehtit në ishullin e Afërditës dhe do ta ketë të vështirë në Belgjikë. Zhunior kaloi vendasit në epërsi në 34’, por skuadra mike reagoi në të dytën. Mbokani barazoi rezultatin, me një gol shumë të rëndësishëm jashtë fushe, në 62’, por 10 minuta më pas qipriotët siguruan fitoren me golin e shënuar nga Rui Migel.
Në Zagreb u zhvillua një derbi ish-jugosllav, pasi Dinamo vendase u ndesh me kampionen e Sllovenisë, Maribor. Kroatët e nisën më mirë takimin duke shënuar që në minutën e 10-të me anë të futbollistit Duje Çop. Presioni i vendasve nuk solli gol tjetër në pjesën e parë, madje sllovenët barazuan duke përfituar nga një autogol i mbrojtësit Badelj.
Në pjesën e dytë, Dinamo arriti ta fitonte ndeshjen dhe të mbante gjallë shpresat për të kaluar në fazën e grupeve. Pikërisht autori i autogolit, Badelj, e dërgoi topin në rrjetë për 2-1.