Seria A Juve debuton pa Bufon
Juventusi do të debutojë në sezonin e ri të Serisë A pa portierin Xhanluixhi Bufon. Numri një nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik në ndeshjen kundër Parmës, që do të luhet të shtunën në mbrëmje në “Juventus Stadium”.
“Gardiani” bardhezi iu nënshtrua një resonance magnetike dhe ekografisë në kofshën e djathtë, pas problemit muskulor që ndjeu në fund të seancës stërvitore të së martës dhe tashmë është konfirmuar që ai nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur.
“Bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë në kofshën e djathtë, megjithatë ky problem e detyron Bufon që të mos aktivizohet në ndeshjen e së shtunës kundër Parmës”, bëhej e ditur në faqen zyrtare të klubit bardhezi.
Pas këtij dëmtimi, do të duhen disa ditë përpara se Bufon të rinisë stërvitjen e rregullt me skuadrën. Ndërkohë, ekipi vazhdon përgatitjet në Vinovo për debutimin në Serinë A, në tentativën për të mbrojtur titullin kampionë.
“Zonja e Vjetër” cilësohet favorite për të triumfuar në kampionatin Italian edhe gjatë sezonit të ri, me kuoeficientin 2.3. Sipas kompanive të basteve, kundërshtari më I afërt I Juventusit është Roma, e kjo edhe për shkak se verdhekuqtë drejtohen nga armiku I torinezëve, Xeman.
Bien kuotat e Milanit, skuadër që pas largimeve të Ibrahimoviç, Tiago Silvës e Kasanos cilësohet se ka pak shanse për të fituar titullin. Më pas, në garën për favoritët sipas koeficientëve klasifikohen Interi dhe Napoli.