Ibrahimovic eshte me i miri

Leonardo nuk ka asnjë dyshim. Sipas drejtorit sportiv të Paris Seint Zhermen, Zlatan Ibrahimoviç është sulmuesi më i mirë në botë. “Mund të flasim për Lionel Mesin ose Kristiano Ronaldon, megjithatë ata nuk janë sulmues si ai. Ibra është më i miri përsa i takon qendërsulmuesve të mirëfilltë, ndërsa këta dy lojtarë janë më tepër sulmues të dytë”, ishin fjalët e zyrtarit të klubit parizien.
Më tej Leonardo shtonte: “Zlatan është një metër e 92 i gjatë dhe peshon thuajse 100 kilogramë, megjithatë është i shpejtë, i shkathët dhe mes sulmuesve të pastër, ai ka teknikën më të mirë në botë”.
Zyrtari i klubit parizien theksoi se Ibrahimoviç dhe Tiago Silva janë më të mirët në rolet e tyre dhe nënvijëzoi se ata janë vlera e shtuar e PSG-së. Për shpenzimin rreth 65 milionë euro për dy ish-lojtarët e Milanit, ai tha se ata duhet të kontribuojnë që skuadra të fitojë trofe.
Duke analizuar nisjen e dobët të skuadrës së Ançelotit në këtë kampionat, Leonardo theksoi se fakti që ekipi nuk ka fituar në dy ndeshjet e para nuk e shqetëson dhe se titulli nuk varet nga rezultatet e javëve të para. Sipas tij, PSG-së i nevojitet edhe pak kohë të paraqitet si një ekip kompakt, pasi është e vjetma skuadër që ka ndryshuar plotësisht formacionin titullar.
Në fund, Leonardo komentoi problemet që ka pasur me presidentin e Milanit, Berluskoni, që prej periudhës kur punonte si drejtues por mbi të gjitha si trajner te kuqezinjtë, duke theksuar se tashmë nuk ka më kontakte me të. Ndërkohë, ai ka vlerësuar presidentin e Interit, Masimo Morati, për të cilin theksoi se e ka trajtuar si djalin e tij.