E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari 60-vjeçar ngjit "7 majat"

Vetëm përpara gjashtë vjetëve nuk ishte ngjitur asnjëherë në ndonjë mal. Por, në vitin 2002, Mark Lusher, me origjinë shqiptare, filloi pasionin e tij të ri. Gara për të arritur "7 majat" (shtatë malet më të larta në shtatë kontinente, ku kontinenti amerikan ndahet në atë të Veriut dhe të Jugut) është kurorëzuar pak ditë më parë. Tashmë, në moshën 60-vjeçare, ai është ngjitur në majë të Everestit. Në harkun e gjashtë viteve, alpinisti shqiptar, ka shkruar emrin e tij në elitën e atyre pak qindra njerëzve në botë që e kanë realizuar më parë këtë arritje. Lusher e filloi "pasionin" në moshën 54 vjeç dhe ka ngjitur Akonkaguan, MekKinlein, Kilimanxharon, Elbrusin, Vinsonin, Karstenz Piramid dhe Everestin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›