E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions, përsëri derbi Çelsi-Liverpul

Çelsi, fi naliste e edicionit të
kaluar të Ligës së Kampioneve,
do të përballet në
çerekfi nale me kampionët e
vitit 2005, Liverpulin. Shorti i hedhur
në Nion është treguar "i butë"
me Mançester Junajted, që do të
ndeshet me portugezët e Portos,
ndërkohë që Arsenali lufton me
spanjollët e Vijarealit për të vazhduar
aventurën në Champions.
Çifti i fundit është ai që vendos
përballë dy emra të mëdhenj të
futbollit evropian, Barcelona dhe
Bajern Mynih. Me këtë short nuk
përjashtohet përsëritja e fi nales
së vitit të kaluar, pasi Çelsi dhe
Mançesteri kanë evituar njëratjetrën
në gjysmëfi nale. Junajted
ose Porto do të përballen me
fi tuesen e çiftit Arsenal-Vijareal,
ndërkohë që fituesja ndërmjet
Çelsit dhe Liverpulit do të ndeshet
me Barçën ose Bajernin.
Derbi anglez ndërmjet "Reds"-
ave dhe bluve në aktivitetin
më të rëndësishëm për klube,
përsëritet për të tretën herë radhazi
(ndeshja e katërt në pesë
edicionet e fundit). Në vitin 2005,
Liverpuli triumfoi, duke mposhtur
skuadrën që në atë kohë
drejtohej nga Hoze Murinjo, me
një "gol fantazmë" të Luis Garsias.
Të besuarit e Rafa Benitez
fi tuan edhe përpara dy viteve në
gjysmëfi nale, duke u kualifi kuar
pas gjuajtjeve të penalltive, por
ata u thyen në fi nalen e Athinës
nga Milani. Çelsi mori hak gjatë
vitit të kaluar, po në gjysmëfi nale.
Shanset e Mançester Junajted për
të mbrojtur titullin e kampionit
të Evropës janë rritur ndjeshëm
pas shortit. Skuadra e Sër Aleks
Ferguson ka evituar "peshat e
rënda", duke "peshkuar" një prej
skuadrave që në letër shihen si
më të lehtat. Trajneri i "Djajve të
Kuq" deklaroi: "Është një short i
mirë për ne, jemi ndeshur edhe
më parë me Porton dhe natyrisht
që e respektojmë çdo skuadër të
kampionatit portugez. Ndikimi i
Portugalisë te klubi i Mançesterit
ka qenë i madh, fi llimisht me Karlos
Kueiroz dhe më pas me dy yje
si Kristiano Ronaldo dhe Nani".
Shorti ka sjellë festën në Bavari.
Trajneri i Bajernit, Jurgen
Klinsman, deklaroi: "Është e
jashtëzakonshme, Barça është
një kundërshtar i vështirë, por
jo i pamundur për t‘u mposhtur.
Mund t‘ia dalim". Në kampin
katalan ka folur sulmuesi Tierri
Henri: "Duhet të kemi kujdes nga
Riberi, ai është Mesi i Bajernit. Por
nuk duhet të harrojmë as Tonin,
Klosen, Shvajnshtajger..."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›